Shqipëria do të prodhojë armë, gati projektligji i ri! Krijohet shoqëria “KAYO”, bashkëpunim shtet privat

20 Maj, 18:15| Përditesimi: 20 Maj, 20:36

  • Share

TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka nxjerr për konsultim publik një projektligj që u hap rrugë prodhimit të armëve, një nismë që është përmendur që më parë dhe me sa duket tashmë po shihet seriozisht edhe në planin praktik.

Projektligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, ka për qëllim të shërbejë si akt themelimi për shoqërinë “KAYO sh.a”, që do shërbej për prodhimin e armëve.

Përmes kësaj nisme ligjore bëhet e mundur krijimi i një strukture të re në formën e një shoqërie tregtare më të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ndërvepruar në tregun e sotshëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Në realicionin shpjegues që shoqëron projektligjin thuhet se vetëm përmes një shoqërie të tillë mund të aktivizohen dhe funksionojnë mekanizmat e nevojshëm për rivitalizimin e kapaciteteve të trashëguara të industrisë ushtarake, në kuadrin e dinamikave aktuale në ambientin ndërkombëtar strategjik të sigurisë, vendimet dhe standardet e NATO-s.

Rivitalizimi i prodhimit të armëve, paralelisht do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, duke e bërë industrinë e mbrojtjes një motor mbështetës për përparimin.
Objekt veprimtarie do të jetë projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe ato ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake. Procesi ka për qëllim të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në fushën e industrisë së mbrojtjes, nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë edhe me sektorin privat.

Ky është vetëm hapi i parë drejt rivitalizimit të industrisë ushtarake dhe përmes saj vendi ynë synon të forcojë pozicionin e saj strategjik në rajon, duke u bërë një aktor më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e përqasur me objektivat e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Efektet fillestare të këtij projektligji në momentin e krijimit të kësaj shoqërie janë në vlerën 300 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondi rezervë.

Në vendin tonë, pas 1970-ës u ndërtuan 3 ndërmarrje të prodhimit të armëve, Mjekës të Elbasanit, Gramsh dhe Poliçan, por pas ndërrimit të sistemeve 3 treja u mbyllën. Rreth në muaj më parë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që e ka të fjetur industrinë ushtarake dhe se ka nevojë për investime dhe investitorë për ta riaktivizuar dhe zhvilluar industrinë. Gjatë muajit shkurt kur Tiranën e vizitoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi që Ballkani të prodhojë armë dhe në veçanti edhe Shqipëria për të përballuar agresionin rus.

Projektligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artjon: 21/05/2024 08:42

    Nga Gerdeci ne Gerdec! Vetem emrat ndryshojne.

    Përgjigju
  • Iris: 21/05/2024 03:39

    /LUI/,ne vende te tjera,keto i prodhon privati,por ata sic ruajne te drejten e prodhimit,ruajne dhe ate te markes dhe shtetet ku veprojne i kane rregulluar kontratat me ligje e rregulla specifike.Ne Shqiperi,ceshtja eshte ndryshe.Per vete kushtet specifike kjo eshte nje sipermarrje qe duhej te ishte e shtetit 100 %.Ky eshte nje /investim strategjik/i vertete,por si t'a marre shteti kete persiper kur nuk i kupton rendesine,nje shtet qe /investim strategjik/ quan hanet me 5 yje, dhe jo nje uzine armesh,apo nje bojaxhi qe kemi per kryeminister qe kur //turistet// ruse u kapen duke fotografuar objekte ushtarake te kohes se Xhaxhit,i quante si gjera te amortizuara,jashte perdorimit?! Po sillen si femije qe i jep nje diamant ne dore dhe per te eshte thjesht nje gur i rendomte qe shkelqen.S.d.q,qe tani mund t'a imagjinosh si do te perfundoje kjo pune.Arme do te prodhojme,por anash ne rruge e siper do te prodhojme edhe nja dy-tre hajdute e burgaxhij te rradhes qe do te perfitojne nga tenderat e fitimet,sic ndodh per cdo investim ku ne mes jane parate e shtetit te vena ne perdorim nga privati dhe shembuj kemi plot,qe nga rruget nacionale e deri tek inceneratoret ne mes te tjerave.

    Përgjigju
  • Lui: 20/05/2024 20:46

    Po pse me privat ore se e bete kete vend me cifligare si qemoti. Kjo industri kerkon siguri dhe fshehtesi. Dhe me privat harrojeni qe behet kjo pune.

    Përgjigju
  • Vlora: 20/05/2024 20:28

    Qeverite tona ne vitet 1992-1995 shkaterruan uzinat ushtarake, gjate viteve 96-97 i dergonin armatimet ne Serbi, ne vitet 2009-2020 i cuan per skrap.

    Përgjigju
  • Titi: 20/05/2024 20:00

    Po Niko bre, pe-leshi

    Përgjigju
  • poli: 20/05/2024 19:40

    hajde sa me shpejt e me mire,,te rikthehen te gjithe sektoret e prodhimit ushtarak..me pushke,automatike, mitraloze,,tnt..dinamit,,,plumba etj...sa me shume arme te kemi aq me mire jemi..sot dfuhet te kishim 1000 tanke,1000,topa,,,10000 artileri,,,300 avione dhe helikoptere...plud 1000 raketa si fillim...

    Përgjigju
  • Berti: 20/05/2024 19:13

    Po pse bashkpunim shtet privat. VETM SHTET apo duhet nje hajdut.

    Përgjigju
  • redi: 20/05/2024 18:46

    Akoma me PPP ? Ato industri qe jane mund te investoj shteti dhe fitimet te kalojne ne buxhet ,dhe jo nje per shtetin dhe tre per privatin Nuk zhduket varferia duke kaluar cdo prodhim tek privati.Te rinjte iken se privati shqiitar i perdori si skllever,pa sigurime dhe me triga per buke dhe gjize!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?