Shqipëria do të trajtojë pacientët me kancer nga Kosova! Reshjet nxorën jashtë funksionit radiologjinë në Prishtinë

13 Korrik 2022, 18:21| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 18:43

  • Share

Që nga 6 korriku, pajisjet për radioterapi në Kosovë kanë dalë jashtë funksionit, ku si pasojë e reshjeve të shiut është përmbytur bodrumi i Klinikës së Onkologjisë. Thirrjes për ndihmë të autoriteteve kosovare për të trajtuar të sëmurët me kancer i është përgjigjur pozitivisht ministria jonë e Shëndetësisë.

 “Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen për situatën e krijuar në klinikën onkologjike të shërbimit spitalor të Kosovës dhe gjendemi pranë në këtë situate të krijuar si pasojë e kushteve atmosferike”, thuhet nw reagim.

Ministria e shëndetësisë ka shprehur angazhim për krijimin e mundësisë së trajtimit të pacientëve tumoralë nga Kosova në njësinë tonë të Radioterapisë.

“Po përvijohet një plan i përbashkët pune në nivel teknik  për të mundësuar plotësimin e nevojave të përcjella nga shërbimi I Onkologjisë së Kosovës në përputhje me  mundësitë e shërbimit Onkologjik Tiranë, sipas prioriteteve të përcaktuara  nga specialistët e dy vendeve  dhe kapaciteteve të Shërbimit

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka pranuar sot mbështetjen nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë,  Orgeta Manastirliu, për trajtimin e pacientëve kosovar me radioterapi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?