Enver Hoxhaj

Shqipëria draft për Asociacionin e komunave serbe në veri, Hoxhaj: Rama po përpiqet të na ndihmojë, Kosova ta mbështesë këtë iniciativë

8 Qershor 2023, 14:46| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 14:55

  • Share

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherazi ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka komentuar draft-statutin për Asociacionin, të hartuar nga Shqipëria, të cilin kryeministri Edi Rama ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës. Para gazetarëve, ai ka thënë se përpjekja e kryeministrit shqiptar ka për qëllim të ndihmojë Kosovën.

“Unë mendoj që Rama me propozimin e tij po bënë përpjeke që t’i mbush interesat e shteti të Kosovës në një kohë që është kritike dhe assesi që t’i dëmtoj këto interesa. Frika ime është që mënyra se si Kurti është duke menaxhuar situatën në veri të vendit ne mund të lëvizim drejtë një protektorati të plotë i cili si produkt mund të ketë një autonomi territoriale”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka vlerësuar se kryeministri i Shqipërisë vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj.

“Së pari, unë e përshëndes dhe e çmoj shumë kontributin e kryeministrit Rama dhe Shqipëria natyrisht që ka pasur rol në të kaluarën dhe duhet të ketë edhe sot në tejkalimi e situatës. Së dyti, Asociacion nuk është një shpikje e kryeministrit Rama është një obligim nga viti 2013 për të cilin unë km qenë edhe në atë kohë që të krijohet. Nëse do të krijohen në 2013 në 2023 nuk do t’i kishin këto problem që i kemi sot”, ka thënë ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti e ka pranuar formimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe dhe se iniciativa e Ramës duhet të mbështetet nga Kosova.

“Kurti e ka pranuar Asociacion në pikën e shtatë me një paketim të ri vetëmenaxhim. Dhe në pikëpamjen time si nënkryetar i Kuvendit mendoj që iniciativa e kryeministri Rama duhet ta ketë mbështetje në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vsjdl: 09/06/2023 02:32

    Z.Hoxhaj, cilat jane rrethanat qe diktuan nje nderhyrje kaq flagrante vullgare, te paditur dhe idioteske nga ana e KM Rama? Per qe idete e tija jane gjithmone antikombetare, ate e di, por me habit fakti se sa kucka me minifund paska ne pseudo skenen kriminale, me falni, politike shqiptare. Ju mungon substance ne komentet tuaja! A mund t’i shpjegoni nje lexuesi, gjerat ne vijim? 1. Cfare beri Albin Kurti te meritoje zemerimin e gjithe ketyre pjeshkave publike? 2. Pse zhvendoset qellimisht dhe me dhune mediatike, vemendja nga terrorizmi serb ne assosacionin serb? 3. Pse injorohet ne kete shkalle gjenocidi qe ben servia ne medvegje, bujanovc presheve dhe trojet e tjera Shqiptare ne kufijte e serbise terroriste? 4. Pse lejoni qe trojet Shqiptare te perdoren si valute per trafiqet tuaja nderkombetare? Jepi lal…i mirepres komentet e tuaja. @titi, ti e di valle mre koktrangell? Te falesh toke shqiptare dhe te punosh pa reshtur kundra kombit dhe atdheut tend, sic ben ky KM yt, nuk eshte mendim ndryshe. Eshtebtraume psiqike kur i ra te semes per toke dhe kur e abuzonte hristaqi! Mos ngaterro gjerat…terrorist legen!

    Përgjigju
  • Bsjd: 08/06/2023 15:55

    Ja dhe tradhetaret e kombit. Kush e pyeti Ramen dhe te shohi idioteaite e tija qe ben! Veprimet e Rames dhe interesat e kombit Shqiptar jane ne nje perleshjete te perhershme armiqsore kundra njera tjetres.

    Përgjigju
    • @Tafuti: 08/06/2023 19:09

      Nga veprimet e Rames qe jane me te kthjellta se qielli blu! Rama s’eshte kurre ne anen e kombit dhe te atdheut dhe eshte gjithmone kundra. Majkas dergoi te fala.

    • Titi: 08/06/2023 18:44

      Pa ditur c'eshte asosacioni, apo propozimi evropian per te, ti mendjengushte e quan tradheti. Epiteti tradhetar eshte shprehje e te paditurve, trashegimi e viteve te komunizmit, kur cdo mendim ndryshe klasifikohej armiqsor.

    • Tafuti: 08/06/2023 17:41

      Po ti ku i di këto o anonim ?

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/06/2023 15:28

    Pra, protagonizmin e Rames je duke e quajtur ndihme? Te dija burre te zgjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?