Shqipëria drejt legalizimit të kanabisit mjekësor, mjekët pro: Kyç për tumoret! 40-vjeçari rrëfen si mundi varësinë ndaj drogës: Pashë vdekjen me sy

14 Prill 2022, 19:47| Përditesimi: 14 Prill 2022, 19:56

  • Share

Në Shqipëri qytetarët përmes Këshillimit Kombëtar janë shprehur pro legalizimit të kanabisit mjekësor. Por shoqëria ende vuan pasojat e dramës sociale, të përdorimit të drogës nga të rinjtë, që nga një kuriozitet për ta provuar, përfundojnë në varësi të saj.

Ishte vetëm 14 vjeç kur mes shokësh zgjodhi të provojë lëndë narkotike. Sot 40-vjeçar, nuk ka turp dhe frikë të ndajë me të tjetër, historinë e tij si përdorues droge, që tashmë prej 5 vitesh, e ka hedhur pas krahëve.

 “E fillova me  hashash 14,15,16 vjeç, pastaj kalova te heroina, pastaj te kokaina duke i marr të gjitha me rrallë. Për të siguruar para jam detyruar shpesh dhe të vjedh. Doja ta pija se s’bën. Pwr shembull heroina vete te 30, 40 ,50 mijë lekë grami,  kokaina vete te 80 mijë lekë, 100 mijë lekë grami”, thotë ai.

Adoleshenca është mosha më e rrezikuar për të nisur drogën.

“Në moshat 16, 17 vjeç , të rinjtë fillojnë dhe eksperimentojnë me hashashin.”-tha  Alert Drishti mjek toksikolog .

Pasojat shëndetësore të përdorimit të drogës, 40-vjeçari që sot vijon të marrë ilaçe në një qendër rehabilitimi në Tiranë, i ka kaluar në kurrizin e tij.

 “Kam pas probleme, kam kaluar gati trombozë te këmbët. S’lëvizja dot nga krevati.”

Dëmtimet e para i jep në sistemin nervor qëndror dhe periferik. Është dhe sistemi respirator, kardiovaskular.” tha  Alert Drishti mjek toksikolog.

Mjekët e shohin pozitiv hapin për të legalizuar kanabisin mjekësor.

“Kur përdoret nuk është preparat i dorës së parë përgjithësisht është preparat sekondar apo terciar, dmth i dorës së dytë apo të tretë,. por në manualet mjekësore përbërësi i tij kryesor THC, megjithëse vetë bima e kanabist ka disa lloj kanaboidesh, por po flasim për THC si substanca më psikoaktive që është, përdoret në okulistikë për glaukoma , në onkologjikë ato që bëjnë kimioterapi , por mund të përdoret dhe në disa tumore të caktuara , mund të përdoret për disa lloje artiritesh”, thotë mjeku.

Nuk ka të dhëna të sakta se sa janë përdorues kronikë të drogave të forta, por në Shqipëri sipas mjekëve mund të jenë 800 raste.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 15/04/2022 09:38

    Legalizimi i droges është vendim i serbis fashiste…plantacionet më të mëdha të kanabisit në Europ gjenden në Serbi (Vojvodin) , e ë janë deirekt në pronsi të vllezerve të krimit Vucic-Rama!

    Përgjigju
  • Qobani: 15/04/2022 06:46

    Hej orë Populli imë,bagtia ime,a po mundë ta kuptoni se si vret buka e huajë,ashtë e dobishme të investoni në bujqsi,patate,tërshan,kallamoq,në pem,perime ,,,dot jen shum ma të shëndetshme,Hallalli vlla ashtë ilaqë i të gjithave smundjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?