Politikë

Shqipëria dhe Franca, marrëveshje për modernizimin me radarë të lëvizshëm për vëzhgimin ajror, Vengu: Ndihmë në rivitalizimin e ushtrisë

16 Maj, 20:56| Përditesimi: 17 Maj, 00:24

  • Share

Shqipëria nënshkroi ditën e sotme një marrëveshje të rëndësishme me Francën sa i përket modernizimit të Forcës Ajrore.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ai për Forcat e Armatosura të Francës, Sebastien Lecornu dolën në një konferencë për shtyp ku thanë se marrëveshja rrit bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Marrëveshja ka të bëjë me blerjen e kapaciteteve të avancuara, mobile të vëzhgimit ajror nga një kontraktor industrial financiar francez.

“Nënshkruam një marrëveshje për modernizimin e forcave tona ajrore, tregues i qartë për përparimin tonë. Shohim në mënyrë të një mend dhe sfidat për popullin ukrainas dhe gjetjen e zgjidhjeve të aleancës dhe kahun e aleancës dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe industrinë ushtarake europiane. Edhe rivitalizimin e ushtrisë edhe me ndihmën e Francës.”-tha Vengu.

Sipas Lecornu, ajo “do të rrisë ndërveprueshmërinë, sistemet e interceptimit, dronët dhe gjithçka tjetër që do të ndihmojë në këtë ndërveprueshmëri”.

“Përpjekjet e ministrisë suaj dhe liderëve politikë të vendit tuaj që ka si qëllim ruajtjen e sovranitetit dhe rritjen e kapaciteteve tuaja ushtarake janë vërtetë shumë të rëndësishme dhe ju do të keni gjithmonë mbështetjen tonë në këtë pikë. Vendosmëria juaj për t’i mëshuar kaq shumë objektivit të sigurisë është vërtetë shumë e vlerësueshme nga ana jonë. Ky vullnet politik kaq fanatik nga ana e shtetit tuaj na bën të përfshihemi sa më shumë dhe këtë gjë do e tregojmë në trajnime që kemi një bashkëpunim mes shkollave tona që të kemi vazhdimësi të marrëdhënieve bilaterale mes shteteve tona”, tha Lecornu

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?