Ekonomi

Shqipëria drejt rekordeve të reja në turizëm, 560 mijë të huaj vizituan vendin vetëm në janar! Javën e parë të marsit Forumi Global

25 Shkurt, 15:37| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:44

  • Share

Edhe këtë turizmi ka nisur me këmbë të mbarë. Shifrat e INSTAT tregojnë se në muajin janar vendi është vizituar nga 14.52% të huaj më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rreth 560 mijë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në muajin e parë të vitit, nga 490 mijë të huaj që ishte shifra në janar 2024.

Ndërsa nga vendi në janar kanë dalë 717 mijë shtetas shqiptar dhe 642 mijë të huaj, duke regjistruar rritje me përkatësisht 11.3% dhe 12.2% krahasuar me vjet. Shtimi i turistëve nga muaji në muaj tregon për turizëm gjithëvjetor sipas qeverisë, dhe të gjitha pritshmëritë janë që 2025-a të shënojë një tjetër rekord për numrin e vizitorëve.

Në raportin e INSTAT thuhet se në janar u rritën me 90% edhe hyrjet e të huajve në vend për qëllime biznesi. Ishin afro 15 mijë të huaj që kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri për biznes muajin e kaluar nga 8 mijë që ishte kjo shifër vjet.

Shqipëria po bëhet gati të presë në Tiranë më datat 4-6 mars 2025 panairin më të madh global të turizmit atë të Berlinit. Ministrja Mirela Kumbaro njofton se si ‘Vendi i Nderit’ Shqipëria do të presë botën, ku pjesë e forumit do të jenë partnerë, turoperatorë dhe hotelierë ku do të shpalosen oferta turistike nga 190 vende pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Nën sloganin ‘Albania All Senses’, vendi vjet priti 11.7 milionë të huaj, ndërsa të ardhurat deri në muajin shtator kur janë edhe të dhënat e fundit arritën në 3.9 miliardë euro, në rritje me 640 milionë euro në raport me vitin 2023.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?