Nisi me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së në New York ku morën pjesë krerët e 50 shteteve, mes tyre edhe Zelensky. Ishte përfaqësuesi i Federatës Ruse, ai që u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke e akuzuar Këshillin e Sigurisë për mbajtjen e standardeve të dyfishta. Rusia kërkoi që Zelensky ta marrë fjalën, sipas rregullores, pas fjalës së vendeve anëtare. Megjithatë, Rama nga ana tjetër i bëri të ditur përfaqësuesit të Rusisë se është pikërisht Moska ajo që me nisjen e luftës, i ka dhënë Ukrainës rëndësinë që ka sot në sferën ndërkombëtare.
Qëndrimet e Ramës janë komentuar në studion e Report Tv në emisionin Repolitix me Denis Mingën. Deputeti i PS Denis Deliu, njëkohësisht anëtar i asamblesë parlamentare për Naton u shpreh se të gjithë duhet të jemi krenarë për Ramën.
“Duhet të jemi krenarë sepse Rama i tregoi vendin një vendi agresor ri Rusia. Një si Rama ka treguar në atë sallë se të gjithë duhet ta kuptojnë se kush është viktima dhe se kush është agresori. Ka impakt kombëtar dhe ka impakt ndërkombëtar. Unë ndihem shumë krenar se çfarë ka ndodhur sot. Shqipëria është në rrugën e drejtë dhe nuk ka rreziqe”, tha Deliu.
Me këtë përfaqësim, Shqipëria sipas deputetit të Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi tregoi se nga konsumator të problematikave jemi kthyer në kontributor të paqes.
“Sot Shqipëria ka treguar meritë e të gjithëve të qytetarëve dhe të politikanëve, që jemi kthyer nga konsumator të problematikave në kontributor të paqes dhe stabilitetit. Kjo duhet parë”.
Analisti Indrit Vokshi u shpreh se Rama sot bëri zhurmë por nuk shiti asgjë për Shqipërinë.
“Zoti Rama ka nuancën e show men më të fortë se këta por në finale në forume të tilla është një element që dominon. Rama është show man në krahasim me të gjithë politikanët, di ta bëjë zhurmën është njëlloj tregtari politik që ta shet asgjënë. Sot Rama në kuptimin e shitjes së produktit politik shiti asgjë për veten e vet, në kuptimin e Shqipërisë shiti asgjë. Duke qenë anëtare Shqipërisë do ti vinte dita të ishte aty. Edi Rama mban një qëndrim prej show man”.
“ Ne nuk kemi kapacitet që të jemi në paprarojë të këtyre gjëra se jemi të vegjël. Besoj se shërbimet amerikane janë më sensibël sa u takon këtyre zhvillimeve. Rusët duan të lëvizin kufijtë në ballakan sa më tepër me qëllim që si tufë të futen dhe ata me Ukrainën në Këshillin e Sigurimit”, tha gazetari Stavri Marko.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama theksoi se fjala do jepet në bazë të rregullave dhe axhendës së Këshillit të Sigurimit, ku në fokus do jetë sigurisht ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.