Politikë

'Shqipëria duhet të jetë në BE', Linda Rama: Gjithçka që po ndodh sot, po lë gjurmë në brezat e rinj

17 Maj, 13:40| Përditesimi: 17 Maj, 14:16

  • Share

 

Avokatja për të drejtat e njeriut dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama u ndal edhe te integrimi evropian i vendit. Duke u kthyer pas në kohën e komunizmit, ajo tha se brezi i tyre arriti që të fitonte kohën që humbën prindërit dhe të shkonin drejt një sistemi tjetër me shumë mundësi. 

Rama tha se përveç ekonomisë, nga komunizmi mbeti edhe një traumë për të cilën thotë se nuk u bë shumë. Sipas saj, këtë gjë nuk duhet ta lejojnë të ndodhë me brezat e rinj, pasi çdo gjë që po ndodh në botë, po lë gjurmë te ta.  Duke komentuar fjalën e presidentit francez Emmanuel Macron, Linda tha se Shqipëria duhet të jetë në BE, dhe se ndihet e lumtur që është rritur niveli i besimit ndaj vendit. 

"Në 35 vjet jemi ne brezat e rinj të asaj kohe që ishim në gjendje të fitonim kohën e humbur nga prindërit tanë dhe të prindërve të tyre, për shkak të mundësive që patëm për të dalë nga komunizmi dhe shkuar në një sistem tjetër me mundësi. Jam e lumtur që Macron bie dakord të zgjerimit të BE shëe që ai është mbështetës i anëtarësimit. E drejtë se Shqipëria duhet të jetë në Evropë, ia kemi dalë të krijojmë këtë nivel besimi. Ka qenë brezi ynë që e ka bërë këtë gjë. Por nuk ishte vetëm ekonomia që na shqetësonte por edhe trauma e vjetër e imponuar nga komunizmi. Në këtë drejtim ndoshta nuk patëm fokus për të bërë shumë dhe kjo shërben për botën se gjithçka që ndodh sot, po lë gjurmë për brezat e rinj. Sapo brezi ynë të përfundojë rrugëtimin drejt BE, duhet që fëmijët të shfrytëzojnë mundësitë për të ecur më tej në një botë globale.", u shpreh Rama. 

Sipas saj, ambasadorët më të mirë të vendit janë pikërisht shqiptarët që kanë arritur sukses nëpër botë. 

"Nëse kemi qenë në gjendje të ecim kaq shpejt në këtë rrugë zhvillimi. Ambasadorët më të mirë të Shqipërisë janë shqiptarët që ia kanë dalë me sukses në çdo fushë në botë. Ne jemi të lumtur që ata të kthehen, por kanë bërë maksimumin kudo që gjenden. Duam që edhe të huajt të vijnë këtu, u ndjeva e lumtur kur dëgjova Edin që tha me humor që edhe francezët duan të rrijnë e të punojnë. Ky është realiteti dhe të tjerë nga vende të tjera po e gjejnë Shqipërinë gjimmonë e më shumë tërheqëse.", tha ajo.

Më tej, Linda Rama përmendi si 'problem' faktin se brezi i tyre s'e ka aftësinë për t'i njohur të rinjtë për mënyrën si janë. 

"Mendoj se ende nuk jemi të aftë ta njohim rininë në mënyrën se si është, është problemi ynë. Nëse sheh mediat, skenat publike janë përplot njerëz të moshës së mesme apo më të madhe por jo shumë të rinj. Sepse mendojmë që i njohim por në fakt nuk i njohim, ata kanë një fuqi që ne s’e kemi, vjen për shkak të kohës që jetojnë dhe investimeve të jashtëzakonshme që prindërit dhe shoqëria kanë bërë të ecin përpara për arsimimin dhe mësuar në një botë që është e hapur për ta.", u shpreh Linda Rama. 


Lajmi kryesor:

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat të fortë! Si gruaja e kryeministrit, sfiduese të ruaja identitetin! Momenti që jam ndjerë më e ‘fuqishme’ se ai


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?