Neritan Nallbati, Eddy Montgomery dhe Saimir Boshnjaku

Shqipëria e Anglia bashkë në operacionin 'Marewood' për goditjen e trafikut të armëve, drogës dhe migracionit të paligjshëm

27 Tetor, 10:22| Përditesimi: 27 Tetor, 12:12

  • Share

Një grup operacional i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga dy Drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale dhe Policisë Kufitare, zhvilloi një vizitë pune në Britaninë e Madhe.

Qëllimi i vizitës ishte analiza e përbashkët në kuadër të TASK-Forcës për rezultatet e arritura në operacionin “Marewood” për goditjen e transportit të parave, trafikimit të armëve dhe drogës, dhe migracionit të parregullt.

Përfaqësuesit e palës britanike, Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe Border Force, kanë vlerësuar si të shkëlqyer punën e përbashkët të bërë në këtë drejtim, duke nxjerrë në pah rezultatet e arritura në Policinë kufitare sidomos në portin e Durrësit, PKK Rinas, PKK Hani Hotit dhe pikat e tjera të kalimit, si dhe në aeroportet e Londrës, informoi sot policia e shtetit.

Ata kanë vlerësuar bashkëpunimin, profesionalizmin, besueshmërinë dhe rezultatet e Policisë së Shtetit me strukturat homologe britanike, sidomos me NCA-në dhe Border Force, duke e cilësuar këtë bashkëpunim të suksesshëm, me rezultate mbresëlënëse të papara më parë në Britaninë e Madhe, vijon më tej njoftimi.

Drejtuesit e Grupit Operacional të Policisë së Shtetit kanë falënderuar homologët për besimin dhe bashkëpunimin pa rezerva që solli këto rezultate dhe i kanë siguruar, në emër të Policisë së Shtetit, për thellimin akoma më tej të këtij bashkëpunimi, me qëllim arritjen e rezultateve edhe më pozitive në të ardhmen, për t’u shërbyer akoma më shumë qytetarëve të vendeve tona dhe për të rritur standardet e sigurisë.

Ne foto: Drejtori i Departamentit te Policise Kriminale Neritan Nallbati,  drejtori i Border Force Eddy Montgomery dhe Drejtori i Departamentit te Policise Kufitare Saimir Boshnjaku.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?