Programacion

E Martë
30
Nentor
E Mërkurë
1
Dhjetor
E Enjte
2
Dhjetor
E Premte
3
Dhjetor
E Shtunë
4
Dhjetor
E Diel
5
Dhjetor
E Hënë
6
Dhjetor
E Martë
7
Dhjetor
E Mërkurë
8
Dhjetor
E Enjte
9
Dhjetor

Foto ilustruese

Ekonomi

Shqipëria e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, korrupsioni ende problem

16 Tetor, 10:01| Përditesimi: 16 Tetor, 12:15

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).

Në krahasim me renditjen e 2018-2019, kur ishte në vendin e 71, (0.51 pikë), Shqipëria është përkeqësuar me 12 pozicione.

Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë, përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar, duke dhënë informacion origjinal që reflekton përvojën dhe perceptimin e publikut të përgjithshëm, në 139 vende. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla.

Shqipëria ka pozicionimin më të keq në Europë dhe rajon, duke ia kaluar dhe Serbisë, që deri tani renditej e fundit. Në raportin e 2020-2021, Serbia u pozicionua në vendin e 81. Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 64), Bosnja është në vend të 72 (Në renditje nuk përfshihen Mali i Zi dhe Kosova).

Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 105 nga 139 vendet (duke u përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme kur ishte në vend të 93 dhe më pas 103). Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon.

Bosnja është në vend të 87, Maqedonia e Veriut në vend të 72, Serbia në vend të 84. Në përgjithësi, të gjitha vendet e rajonit kanë bërë hapa pas me korrupsionin vitet e fundit. Treguesi i korrupsionit mat ryshfetin, pagesat informale, konkurrencën në kontratat e punëve publike, ryshfetin në gjyqësor dhe politikë etj.

Shqipëria ka bërë një përkeqësim të dukshëm edhe në treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, ku renditet në vendin e 109, nga pozicioni i 79 në raportin e 2018-2019, duke u pozicionuar krah shteteve si Afganistani, Mozambiku, Uganda, Kazakistani etj. Shteti i dytë më afër Shqipërisë, është Maqedonia e Veriut, në vend të 92. Ky tregues mat shkallën në të cilën ata që qeverisin janë të kufizuar nga ligji. Ai mat sa i pavarur është gjyqësori, sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë ato të bëjnë kontrolle ndaj qeverisë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga kushtetuta.

Korrupsioni dhe kufizimet në fuqinë e qeverisë janë dy treguesit ku Shqipëria ka renditjen më negative, në Indeksin e fundit të Zbatimit të Ligjit.

Në qeverisjen e hapur, vendi është në pozicionin e 82. Më mirë është në tregun e të drejtave themelore (66), dhe të renditu dhe sigurisë (47), ndonëse me përkeqësim, nga pozicioni i 31 që ishte në 2018-2019.

Për të drejtën civile jemi  në vendin e 92, për drejtësinë kriminale (80).Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2020-2021 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2) dhe Finlanda (3); një renditje që mbetet e pandryshuar. Tre të fundit janë Kongo (137), Kamboxhia (138) dhe Venezuela (139), edhe këta të pandryshuar në krahasim me renditjet e mëparshme./ Monitor

Ora 12:13
Raporti 'World Justice Project', Meta: Respektimi i ligjit nga qeveria më keq se në Afganistan, gjendja shumë e rëndë

1614178277_Screenshot4.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të publikuar nga World Justice Project, ku theksohej se në Shqipëri zbatimi ligjit është përkeqësuar. Meta bën thirrje se që të reflektohet dhe të merren masa për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar një drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë.

Meta shkruan se është për të ardhur keq, që sa i përket faktorit mbi respektimin e ligjit nga Qeveria, Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin. Presidenti thekson gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.

'Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme.

"Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021", përgatitur nga World Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një "thirrje" e fuqishme për të reflektuar dhe marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar një drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë.

Ky Raport mat mënyrën e qeverisjes; sa i pavarur është gjyqësori; sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë këto organe të kontrollojnë Qeverinë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga Kushtetuta.

Konkluzionet e ËJP konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera.

Sipas këtij Indeksi, nga matja e 4 parimeve universale të Sundimit të Ligjit, ai i llogaridhënies, ligjit të drejtë, qeverisjes së hapur, drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme, rezulton se Shqipëria ka pësuar rënie sa i takon sundimit të ligjit, duke u renditur për vitin 2021, e 83-ta nga 139 shtete, mes Suriname, Algjerisë apo Uzbekistanit.

Është për të ardhur keq, që sa i përket faktorit mbi respektimin e ligjit nga Qeveria, Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin.

Matja e faktorit të mungesës së korrupsionit (që ka matur tregues mbi rryshfetin, ndikimin e paligjshëm, shpërdorimin e fondeve dhe burimeve publike), e rendit Shqipërinë të 105-ën, pas Ganës, Kolumbisë, Beninit, apo 0,01 pikë më mirë se Zambia, Mozambiku dhe El Salvadori.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, kanë humbur shpresën dhe gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Jam thellësisht i shqetësuar për faktin se këto raporte, që tregojnë me vërtetësi realitetin tonë, edhe pse na konfirmojnë prej vitesh përkeqësim të vazhdueshëm, sërish nuk gjejnë reflektim tek ata që kanë përgjegjësi për të ndërmarrë masat respektive.

Nëse Parlamenti, Qeveria dhe institucionet e pavarura vazhdojnë të anashkalojnë këtë regres të pandalshëm, atëherë si do të përmirësohet zbatimi i ligjit në vend?

Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.'- shkruan Meta.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pali: 16/10/2021 13:18

    Prandaj dujet qe sot ti kishti zene deren Kryeministrit dhe ta pyesnit perse????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?