Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të dy vendeve.
Agjenda e vizitës së Hasanit në Itali:
Më 5 shkurt,
- Ora 11:00 - Ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant'Agata.
- Ora 16:30 - Takim i Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.
Më 6 shkurt,
- Ora 10:00 - Takim me homologun italian, Antonio Tajani dhe firmosja e marrëveshjes për sigurimet shoqërore.
-Ora 11.00 Deklaratë për median e dy ministrave.
- Ora 14:30 - Takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.
Vizita e ministrit Hasani në Itali shënon një angazhim të thelluar për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në fusha me interes reciprok, në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik.
Synimi është rikonfirmimi i mbështetjes së Italisë, si në nivel dypalësh tashmë me një gamë të gjerë bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ashtu edhe në atë shumëpalësh, sidomos në integrimin evropian, duke rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për një proces të përshpejtuar integrues deri në vitin 2030, siç ka deklaruar zv.kryeministri dhe MPJ Tajani.
Shqipëria dhe Italia përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës u vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali, u shpreh Rama asokohe.
Normal do bëhet një marrëveshje ku do bëhet një përllogaritje të themi si e mesme e përpjesshme e në fund shqiptarëve do u dalë pensioni as 400 euro Shembull: Në Shqipëri e ke rrogën 300 euro për 10 vjet në Itali 1400 për 32vjet ë bëjnë totalin e viteve të pensionit në Itali e si gjithmonë INPSI do marrë shifrën më të vogël në bazë të formulës që ka e kështu po na shesin kallauzin per qyp mjalti. Italia nuk bën kurrë marrveshje në dëm të saj ndërsa Shipëria bën 90° me këdo!!
PërgjigjuDo ishte mire qe ky lajmi te shoqerohej dhe me ndonje shembull konkret,qe njerezia te dije se si do veprohet konkretisht!
PërgjigjuKa mundesi me dhane ndonje shembull konkret se si do veprohet?
PërgjigjuSperiamo che Vada a buon Dine!Finalmente!Buona fortuna!
PërgjigjuBravo
PërgjigjuFaleminderit qeverris italiane qeverris Shqiptare per punen toner te ndershme qe kemi bere keto 30 vjete plote me sakrifica
PërgjigjuE jashtezakonshme !! Bravo e madhe !! Baze dhe referim shume domethenes edhe per te arritur marreveshje te tilla me vende te tjera Europiane ! Rruga Dibres
PërgjigjuDo zoti nuk leshojme territor per nevojtore per cdo marreveshje pensionesh qe lidhim se shqiptaret kane emigruar ne shume vende te botes.
Me se fundi! Nje lajm i shkelqyer per ne qe kemi nje jete qe punojme e jetojme ne Itali. Por ky lajm eshte i hidhur per opoziten :-)
Përgjigju