Foto ilustruese

Bota

Shqipëria e kërkonte për akuzën e mashtrimit, 38-vjeçari arrestohet i fshehur në Itali

8 Maj, 18:47| Përditesimi: 8 Maj, 18:51

  • Share

Itali- Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar që fshihej në vendin fqinj, teksa ishte shpallur në kërkim në vendin tonë për akuzën e mashtrimit.

Gjatë një operacioni të kontrollit territorial, karabinierët e Kompanisë Legnano njoftuan se identifikuan të kërkuarin, ndaj të cilit kishte edhe një urdhër arresti ndërkombëtar, i lëshuar nga autoriteti gjyqësor shqiptar dhe Interpol Tirana.

38-vjeçari ishte aktualisht banor i përkohshëm i Legnano, por emri i tij nuk u publikua.

Mësohet se shqiptari ishte në kërkim që nga korriku i kaluar, për krimin e mashtrimit, sipas raportimit të medias italiane.

Ndaj tij kanë nisur edhe procedurat ligjore për ekstradimin drejt Shqipërisë, ku do përballet me drejtësinë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?