Shqipëria e mbuluar nga dëbora, Shkodra nga uji! 5370 hektar të përmbytur, më problematikët zona e Obotit dhe Dajçit

14 Shkurt 2021, 10:10| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 10:11

  • Share

1612785091_permbytjeshiu.jpg

Në dallim nga i gjithë territori i vendit, i cili është mbuluar nga bora, zona e Nënshkodrës vijon të jetë e mbuluar nga uji. Këtë të diel në mëngjes raportohet se situata me përmbytjen vijon të jetë problematike, ndërsa janë 5370 hektar nën pushtetin e ujit. 13 banesa janë të përmbytura në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, ndërsa dhjetëra të tjera janë të rrethuara nga uji. Zona më e prekur vijon të jetë ajo e Obotit, rruga e së cilës është e paaksesueshme për automjetet. Në zonën e Dajçit gjithsesi uji është në rënie, ndërsa nga një ditë më parë ka ulje me 10 cm. Renie të nivelit ka edhe në Liqenin e Shkodrës me 4 cm dhe në lumin Drin me 3 cm.

Probleme me përmbytjet ka edhe në brendësi të qytetit të Shkodrës. Raportohet për prezencë uji në rreth 200 shtëpi në periferi, në zonën e Livadheve. Po ashtu në Ajasëm janë 2 familje me prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.

Bashkia Shkodër vijon të kërkoj shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç dhe që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyj për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në njësinë administrative Ana e Malit. Për situatën emergjente kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë me një sasi prej 640 ton koncentratë për Anën e Malit, Dajçin dhe Rrethinat.


Lajmi kryesor:

Vendi nën 'pushtetin' e borës! Dhjetra fshatra të bllokuara nga veriu në jug! Rrugët të kalueshme me zinxhirë! Aksi Lezhë-Milot problematik, disa zona pa energji


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?