Këtë mbrëmje kryedemokrati Lulzim Basha akuzon qeverinë lidhur me koncesionet.
Sipas Bashës Shqipëria renditet e para për përdorimin e koncesioneve krahasuar me vendet e evropës. Këtu shton se PPP-të janë një bombë me sahat për vendin, pasi sipas tij nuk raportohen si borxh, por kanë kosto të fryra, që rriten pa kontroll.
“Si renditet Shqipëria në përdorimin e PPP-ve, krahasuar me vendet e Europës? Përgjigja është se vendi ynë renditet e para në Europë. Kjo sepse PPP-të janë një bombë me sahat për vendin. Nuk raportohen si borxh, kanë kosto të fryra, që rriten pa kontroll, të pabazuara në studime dhe u jepen kompanive, që janë të lidhura me qeverinë”, shkruan Basha.
Me anë të një postimi në “Instagram” Basha shkruan se Rama sipas tij ka dështuar më shumë se 100 herë në tetë vjet qeverisje.
Lul mire ben qe kritikon PPP e Rames por dhe Saliu nje muaj para se te largohej dha 270 koncensione qe shumica nuk jane ne efejt ekonomik .Dy jane koncensionet qe kane impakt dhe rrisin ekonomine Shell ne Shpirag dhe dy hidrocentralet e Stakraftit ,te tjerat vetem harxhime te buxhetit pa te ardhme .Te qeverusesh do te thite te jesh nikoqir dhe jo ti lesh nje barre te rende brezave qe vine
PërgjigjuQënke i kënaqur zotote nga këto 8 vite
O luli ,ska shqiptare qe do nje shqiperi ndryshe ,por Jo ti. Terhiqu e lerja dikujt qe do vendin
Përgjigju