Foto ilustruese

Ekonomi

Shqipëria e para në botë për qëndrueshmërinë energjetike, sipas raportit të World Economic Forum

18 Qershor, 18:31| Përditesimi: 18 Qershor, 18:35

  • Share

Shqipëria është renditur në vend të parë në botë për qëndrueshmërinë në sektorin energjetik, sipas raportit më të fundit të World Economic Forum (WEF). Ky vlerësim është bërë në kuadër të indeksit vjetor për zhvillimin e energjisë, i cili mat performancën e vendeve në bazë të tre shtyllave kryesore: qëndrueshmëria, siguria energjetike dhe aksesueshmëria.

Në kategorinë e qëndrueshmërisë, Shqipëria ka lënë pas vende me traditë të gjatë dhe të zhvilluar në fushën energjetike, si Suedia, Zvicra dhe Franca, duke u pozicionuar në krye të listës globale për këtë komponent.

Ky rezultat vjen në një kohë kur energjia po vlerësohet gjithnjë e më shumë jo vetëm si burim zhvillimi ekonomik, por edhe si faktor i rëndësishëm i sigurisë kombëtare dhe stabilitetit gjeopolitik. Qëndrueshmëria përfshin elementë si përdorimi i burimeve të rinovueshme, ndikimi mjedisor i prodhimit dhe konsumit të energjisë, si dhe elasticiteti i sistemit energjetik ndaj sfidave klimatike dhe ekonomike.

Renditja e World Economic Forum përbën një sinjal pozitiv për ecurinë e sektorit energjetik në Shqipëri dhe potencialin për ta kthyer atë në një faktor kyç të zhvillimit rajonal dhe integrimit europian.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?