54,133 hektarë janë djegur nga janari e deri tani në vendin tonë si pasojë e 97 zjarreve në të gjithë territorin.
Shifrat nga “Copernicus”, mekanizmi i BE-së për monitorimin e zjarreve, tregojnë se Shqipëria renditet e para në rajon për sipërfaqet e djegura, madje me 2 ose 3-fish krahasuar me fqinjët.
I njëjti sistem monitorimi tregon se në Maqedoninë e Veriut deri në këtë muaj të vitit janë djegur 25.952 hektarë, në Bosnjë-Hercegovinë 25.670 hektarë, 21.920 në Mal të Zi dhe 21.131 hektarë në Serbi.
Kampion nga të gjitha vendet e rajonit me më pak sipërfaqe të prekur mban Kosova, të cilës i janë djegur si pasojë e zjarreve vetëm 10.428 hektarë.
Shifrat rekord për sipërfaqet më të mëdha të djegura ndonjëherë nga zjarret, Shqipëria i ka njohur në vitin 2007, kur nga 163 zjarre përgjatë gjithë vitit u dogjën 127.491 hektarë tokë.
2014-ta, ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë, pasi regjistroi vetëm 3 zjarre dhe 431 hektarë të djegur.
Megjithatë, 2014-ta ka qenë një vit shumë i suksesshëm edhe për fqinjët.
Në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal të Zi nuk u dogj asnjë dynym tokë.
Atë vit në rajon kryesonte Bosnje-Hercegovina me 5 zjarre dhe 3203 hektarë të djegur.
Për 2025-ën, këto nuk janë shifrat përfundimtare. Në dhjetor, shërbim satelitor i emergjencave “Copernicus”, do të flasë me shifra të një bilanci vjetor.
Deri atëherë, në rajon do të jemi të parët për sipërfaqen më të madhe me pyje të djegur.
Komente

Dihet po ishte per mutra jemi gjithmone te paret ne.
Përgjigju