Një ndër dilemat më të mëdha historike tashmë nuk ekziston, ajo e mundësisë së shpërbërjes së Shqipërisë dhe asimilimit të saj! Përtej, sulmeve e pushtimeve të vazhdueshme kundër territoreve shqiptare që nga luftërat romake e deri në rastin e fundit të Kosovës, shqiptarët shpëtuan nga asimilimi dhe po ashtu nga shpërbërja edhe pse në fakt insistimet e të huajve për ta arritur këtë kanë qenë serioze dhe të vazhdueshme!
Shqiptarët mbijetuan e nuk u nënshtruan asnjëherë për disa faktorë:
- - Qëndrimet heroike të shqiptarëve përballë çdo sulmi dhe rreziku! Çdo brez e çdo periudhë ka qendrestarët e saj që nuk kursyen asgjë përballë rrezikut që i kanosej vendit
- - Shqiptarët nuk u asimiluan dhe nuk u shpërbënë me rastin e sundimit osman, sepse kur ata erdhën e gjetën thuajse të kryer modelin e shtetit unitar e kjo falë Besëlidhjes së Lezhës, faktit që kishte një prirës si Skënderbeu, që ishte lider ushtar, politik e po ashtu edhe simbol shtetëror. Periudha e Skënderbeut rriti ndjesinë e përkatësisë kombëtare e po ashtu edhe forcën edhe vullnetin për të rezistuar, pavarësisht numrave dhe forcave! Periudha e Skënderbeut, mund të cilësohet edhe një nga periudhat me jetëgjatësinë më te madhe politike në historinë politike shqiptare, sepse qeverisi për 25 vjet, mjaftueshëm për të krijuar identitetin shtetëror shqiptar.
- - Rilindja Kombëtare është periudha më e rëndësishme e zhvillimit të filozofisë të Shtetit Kombëtar dhe të Kombit e kjo falë kontribuuesve të mëdhenj të nivelit Kombëtar që përmes publikimeve zhvilluan më tej gjuhën shqipe duke e shpëtuar nga zhdukja! Elementi kryesor i identifikimit të një Kombi është padyshim gjuha. Po ashtu frymëzuan përmes shkrimeve, klubeve edhe në diasporën nevojën për të pasur një shtet të pavarur shqiptar.
- - Shpallja e Pavarësisë në vitin 1912. Është akti më i rëndësishëm i shqiptarëve pas Besëlidhjes së Lezhës. Ky ishte akti i parë dhe vendimtar që Shqipëria u bo shtet sipas të drejtës ndërkombëtare të Kohës. Për Pavarësinë e Shqipërisë kanë kontribute të gjitha krahinat e Shqipërisë si dhe Shqiptarët jashtë në Diasporë.
- -Momentet e Monarkisë janë një moment i rëndësishëm i Konsolidimit të shtetit, të forcimit të saj e po ashtu të afirmimit edhe në arenën ndërkombëtare si subjekt shtetëror
- - Diktatura ka pasur pasoja të rënda në drejtimin e demokracisë, por ka pasur edhe diçka pozitive, sepse u bënë studime e publike të rëndësishme të histografisë dhe të arkeologjisë duke rritur akoma më shumë ndjesinë kombëtare tek qytetarët.
- - Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, Pavarësia e Kosovës, Lufta në Kosovë, Lufta në Maqedoni, statusi kandidat në BE kanë hedhur bazat që ky shekull që kemi nisur me shumë gjasa të jetë shekulli i shqiptarëve të paktën në Ballkanin Perëndimor! Ka edhe faktorë të tjerë që hedhin shpresën e dominimit të shqiptar ne shekullin e sapo nisur në Ballkanin Perëndimor e këto janë :
- Rruga e Kombit
- Aeroporti i Kukësit
- Aeroporti i Vlorës
- Porti i Durrësit
- Porti i Vlorës
- Baza ushtarake e NATO në Kuçovë
- Baza ushtarake e NATO e mundshme në Portin e Durrësit
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë tashmë të shikoj drejt të ardhmes, sepse të shkuarës i mbijetojë!