TIRANË- Pas dy vitesh, Dorian Petoku iu dorëzua autoriteteve italiane nga pala shqiptare. Petoku është cilësuar nga mediat italiane, jo vetëm një trafikant, por 'mbret i trafikut evropian të drogës' dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka "mbytur" Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.
Petoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali. Petoku, ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.
Ai kishte për detyrë të ndërmjetësonte çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe korruptimin e punonjësve të doganave.