Ekonomi

Emetohet eurobondi 650 mln euro me interes 5%! Shlyerje deri në vitin 2035

14 Shkurt, 14:37| Përditesimi: 14 Shkurt, 17:15

  • Share

Qeveria ka arritur të marrë eurobondin 650 milionë euro në bursën angleze me normë interesi 5%. Ministria e Financave sqaron se borxhi i marrë duhet të shlyhet për 10 vite, pasi maturohet në 2035-ën.

Ministria e Financave thotë se ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010, për shkak të kërkesës shumë të lartë të investitorëve për të ofruar më shumë para sesa kërkesa e vendit.

Norma fillestare e eurobondit ka qenë 5.5% thotë Ministria e Financave por për shkak të ofertës më të lartë se kërkesa pasi ishin 195 investitorë të interesuar për këtë emetim edhe norma e interesit është ulur.

“Raporti i mbulimit ndër më të lartët të arritur, prej 4.3 herë dhe më i larti ndër emetimet e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që nga tetori 2024”, thuhet në njoftim.

Emetimi i këtij eurobondi i konsideruar me pjesëmarrjen më të lartë të investitorëve të huaj, sipas Ministrisë së Financave siguron likuiditet për nevojat e qeverisë, për financimin e borxheve të kaluara, për mbështetje buxhetore por mat edhe besimin e investitorëve ekonominë shqiptare në tërësi dhe financave publike në veçanti.

Ndikim në rritjen e imazhit të Shqipërisë përpara investitorëve të huaj ministria e thotë se ka pasur përmirësimi i vlerësimeve ndërkombëtare për ekonominë, për menaxhimin e borxheve por edhe përparimi i vendit drejt integrimit në BE.

Ky është eurobondi i shtatë që Shqipëria merr në tregjet e huaja pasi prej vitit 2010 vendi ka marrë 3.8 miliardë euro në tregun e huaj. Borxhi i marrë këtë vit është me normë interesi 0.9% më të ulët se 600 milionë eurot e emetuara në 2023 që kishin interes 5.9%. Borxhi me interesin më të lartë ka qenë ai i 2010-ën me 7.5%, ndërsa më i ulëti ishte në 2020-2021 ku të dy eurobondet ishin me interes nga 3.5%.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 14/02/2025 14:55

    Bankat e huaja i marrin parate tone me 0.5% dhe qeveria jone i merr nga ato me 5%.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?