“Universitetet publike në Shqipëri nuk ofrojnë kredi studentore, edhe pse në ligjin e arsimi të lartë të vitit 2015 konkretisht në nenin 114 thuhet se: Kredia studentore është e hapur për aplikim për të gjithë studentët që fitojnë të drejtën për studime në programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë.”
Për studenten e drejtësisë Kriselda Dedndreaj kredimarrja studentore ende nuk funksionon, pasi kërkesat e studentëve si edhe në shumë raste të tjera nuk shihen me prioritet.
“Kjo qeveri ka treguar që i vonon nevojat e studentëve dhe gjatë viteve megjithëse ne kemi shumë problematika të tjera të cilat vazhdojnë të vonohen edhe pse janë në fuqi”, tha Dedndreaj.
Dedndreaj shprehet mosbesuese dhe ndaj premtimit të ministres së arsimit Evis Kushi se shumë shpejt do të bëhet e mundur që studentët të aplikojnë për të marrë kredi.
“Besoj se kredia studentore nuk do ta ketë në plan të vendoset në fuqi dhe do të jetë me shumë vonesa. Mendoj që mund të shërbej në mundësinë e zgjedhjes, si në trajtimin e këtyre studentëve si adult dhe si individë në shoqëri dhe jo si barrë e familjeve”, tha Dedndreaj.
Kredia studentore u jep mundësinë të rinjve që të marrin ndihmesë financiare për të përballuar tarifën e shkollimit. Në vendin tone kredia studentore nëse do të vihet në zbatim, shihet si një mundësi për përballimin e shpenzimeve në vitet e studimit, dhe studentët kërkojnë që të trajtohen si të rritur jo si barrë të familjeve të tyre. Sipas kushteve të kredisë, studentëve u jepet mundësia të shlyejnë detyrimet gjatë kohës së punësimit.
“Kur të aplikohet një kredi e tillë duhet të jenë të mirëinformuar për çfarë është kredia e për çfarë duhet përdorur dhe mos e shfrytëzojmë për gjëra të panevojshme.”
“Është pak vonë se unë ja psh, jam në vit të tretë dhe nuk do të më shërbej më, ndoshta për masterin për më tutje, por unë sipozohem të punoj kur të jem në master, kështu që…”
“Mendoj që është diçka shumè efikase, duke patur parasysh që jo të gjithë studentët mund të kenë kushtet e përshtatshme ekonomike.”
Kredia studentore është instrument që përdoret shumë në vendet e zhvilluara. Ndërsa univeresitet në Shqipëri ofrojnë dy zgjidhje, bursat e studimit për studentët me mesatare të lartë, duke mos paguar tarifën e studimit dhe mundësinë e pagesës me 2 këste të tarifës së shkollës. Edhe pse pa dhënë një afat ministrja Evis Kushi ka deklaruar se shumë shpejt do nisin aplikimet, por pa ndarë detaje.
Kjo studentja as e ka idene e ketyre lloj kredive.Nga qe studion ne juridik,kujton se problemet zgjidhen po te vihen ne zbatim kredite ligjerisht.Moj vajze, student loan /kredite studentore/ qe i deshiroke kaq shume,i ka U.S.A dhe nuk jane ai 100 $ i mjere qe ju i kerkoni shtetit,shkojne me qindra mijera dollare e shpesh kushtojne me shtrenjte se shtepite,paguan interes te larte dhe shumica nuk arrijne t'i paguajne,ose mezi i paguajne edhe pas vitesh te tera pune dhe kur them pune,behet fjale per pune te mirepaguara qe ne Shqiperi nuk i ke pare as ne enderr,ate lloj page.Dhe te kerkohet t'i paguash edhe sikur te lesh studimet pergjysem.Jane kthyer ne gangrene te shoqerise,te dytat pas borxheve te kartave te kreditit.Perse e kerkon belane me zor,nuk e kuptoj?!
PërgjigjuMos bini pre e ketyre kurtheve. Do ju japin mundesi kreditimi qe pastaj te mos beni fjale kur t’i ngrene tarifat ne qiell si ne shtet, ashtu edhe ne privat. Ne Amerike ke plot 40-vjecare qe ende paguajne kredite studentore qe kane marre ne rini per diploma te tipit: antropologji kulturore ose menaxhim sportesh. Arsimi i larte duhet te jete per me te miret e te mireve dhe duhet te financohet nga shteti sic ndodh ne gjithe Evropen.
PërgjigjuKredine student or po perpiqet ta eliminoje Amerika, keta dashkan me e fut...
PërgjigjuE pa kuptimte. Studimet do ti vazhdojne vetem ata qe kane para dhe nota nga shkolla mbi 8.te tjeret ne pune. Universitetet jane kthyer ne mejhane ku vegjetojne dembelat .kerkojne favore qe sua ka njeri borxh.
PërgjigjuMe mire qe nuk ka kredi studentore, sepse do te marrin borxhe, do te marrin edukim te ulet si te Kristali qe nuk do t'u hyje ne pune ne boten reale dhe pastaj do t'u ngelet edhe borxhi ne kurriz per ta paguar.
Përgjigju