Ulsi Manja

Kronikë

‘Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026’, Manja: Hap i madh në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare

23 Maj, 09:19| Përditesimi: 23 Maj, 09:26

  • Share

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se në tetor të vitit të ardhshëm Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve (UINL).

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Manja shprehet se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Shqipërinë, ndërsa thekson se vendi ynë po ngjitet aty ku i takon - në hartën botërore të drejtësisë.

Manja gjithashtu bën me dije se në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm presidentët e notariateve nga 92 shtete të botës.

Mesazhi i plotë:

Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!

Një tjetër moment historik për drejtësinë shqiptare: Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve (UINL) në tetor 2026, me pjesëmarrës nga 92 shtete të botës!

Për herë të parë, vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje të këtij niveli në fushën e noterisë, duke e kthyer Shqipërinë në një qendër globale të diskutimeve për të ardhmen e këtij profesioni në epokën digjitale.

Ky është një vlerësim i drejtëpërdrejtë për reformën në drejtësi dhe për përkushtimin tonë për një noteri moderne, transparente dhe të sigurt, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Shqipërinë.

Një hap i madh përpara në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.

Një dëshmi e rolit tonë aktiv në mbrojtje të sundimit të ligjit.

Shqipëria po ngjitet aty ku i takon - në hartën botërore të drejtësisë!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?