'FIFA The Best' zhvilloi dje ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët në futboll për vitin kalendarik 2022. Në Paris, Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë në botë, teksa trajneri më i mirë shkoi sërish për Argjentinën, me Scalonin që la pas emra si Ancelotti dhe Guardiola.
Në këtë event fituesit u shpallën mbi bazën e votave të kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve. Gjithashtu çdo shtet kishte edhe një përfaqësues të medias për votat.
Nga Shqipëria votuan Etrit Berisha, Sylvinho dhe Pano Xhixho. Kapiteni i Kombëtares votoi për Messin, njëjtë siç bënë Sylvinho dhe përfaqësuesi i medias, Xhixho. Sa i takon trajnerit më të mirë, përfaqësuesit e Shqipërisë nuk kanë pasur dakordësi.
Votat për futbollistët:
Etrit Berisha / Messi, Haaland, Mbappe
Sylvinho / Messi, Benzema, Neymar
Pano Xhixho / Messi, Mbappe, Neymar
Votat për trajnerin:
Etrit Berisha / Guardiola, Scaloni, Regragui
Sylvinho / Ancelotti, Guardiola, Scaloni
Pano Xhixho / Scaloni, Guardiola, Regragui