Në një lidhje direkte nga Somalia, ekonomistja shqiptare pranë OKB, Merita Jorgo bën krahasimin e Shqipërisë në raport me vendet që ka parë në Afrikë, Lindjen e Mesme e vende të tjera që ka punuar si ekonomiste pranë OKB.
“Parajsë” e quan ajo vendin tonë, ndërkohë që përshëndet avancimin e saj dhe bën thirrje që të gjithë shqiptarët të japin kontributin për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
“Shqipëria krahasuar me vendet që kam parë më duket ‘Parajsë’. Ndoshta sepse unë kam punuar me këto vvende, është e vështirë ti krahasosh me vende më të zhvilluara se Shqipëria, e cila më duhet lule. Shqipëria është zhvilluar Natyrisht që mund të bëjë shumë më tepër. pozicionimi i saj në Evropë është një faktor shumë i mirë. A mund të bëjmë më shumë? Sigurisht, por duhet të japim të gjithë kontributin e tyre” shprehet Merita Jorgo.
Lajmi kryesor:
Shqiptarja e OKB në Somali flet për gjendjen atje: Vetëm një javë më parë nisën testimet, njerëzit thonë 'Ne na mbron Zoti!'
D.M./ReportTv.al