Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë

Politikë

Shqipëria evakuon nga Irani 5 shqiptarë, Hasani: Dy prindër dhe tre fëmijë u tërhoqën në territorin tonë me ndihmën e vendeve partnere

1 Korrik, 15:54| Përditesimi: 1 Korrik, 16:01

  • Share

Pas evakuimit të disa shtetasve shqiptarë nga Izraeli rreth dhjetë ditë më parë, qeveria shqiptare është përfshirë në një tjetër operacion për evakuimin e qytetarëve tanë nga Irani.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një intervistë për herë të parë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, dha detaje mbi evakuimin nga Irani të një familjeje shqiptare.

“Kemi ruajtur vëmendje maksimale edhe për shtetasit shqiptarë që ndodhen në vende me të cilat nuk kemi marrëdhënie diplomatike, siç është Irani. Pesë ditë më parë kemi bërë të mundur tërheqjen e një familjeje nga Irani, përmes vendeve fqinje që janë vende mike dhe partnere. Kemi arritur që një familje me dy prindër dhe tre fëmijë të mbërrijë dhe të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke angazhuar fort gjithë rrjetin tonë diplomatik”, deklaroi shefi i diplomacisë shqiptare./TopChannel 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?