Erion Veliaj dhe Florenc Hoxha

'Shqipëria fiton', ish-drejtori i Bashës dhunoi mbështetësin e PS-së, Hoxha: I jap gjithkujt çfarë meriton! Veliaj: Rrugaçët e SHQUP-it do ta marrin atë që meritojnë më 25 prill

4 Shkurt 2021, 10:21| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 19:34

  • Share

Ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës, në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha, Florenc Hoxha ka reaguar pas lirimit të tij nga komisarit ku u shoqëruar ditën e djeshme pasi dhunoi një person tjetër. Me një status në facebook, Hoxha nuk duket i penduar për dhunën e ushtruar.

"Jeta dhe praktika më ka mësuar që ti jap gjithkujt atë që kërkon dhe meriton", shkruan Hoxha.

Një ditë më parë Hoxha përfundoi në komisariat pasi është konfliktuar me një person tjetër, ku sipas policisë ishte për çështje parkimi. Ndërsa gazeta Shqip raportoi se Hoxha dhunoi me mjete të forta është shtetasin Altin Mata për arsye elektorale. Altin Mata është mbështetës i Partisë Socialiste në Njësinë nr.1, ndërsa Florenc Hoxha është ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha.

Edhe pse ka drejtuar policinë bashkiake Tiranë, duhet theksuar se Hoxha është sjellë si militant i PD, ku në fotot e rrjeteve sociale publikon sloganin  e PD " Shqipëria Fiton",  rastet e dhunës së tij para zgjedhjeve elektorale kanë qenë të shpeshta dhe duket se nuk ndalen.

Hoxha është shoqëruar disa herë në komisariat për dhunë, para zgjedhjeve elektorale. Ish-drejtori i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha edhe më herët ka pasur probleme me drejtësinë, ku gjatë një proteste të zhvilluar në kryeqytet ka goditur disa të rinj të cilët bënë thirrje kundër kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Hoxha po ashtu është përfshirë në shumë raste në incidente në protestat që ka zhvilluar opozita. Në 19 shkurt të vitit të kaluar ai u arrestua pas protestës së parë të dhunshme të opozitës para Kryeministrisë ku shkatërruan hyrjen e kryeministrisë.

Ora 19:30
Ish-drejtori i Bashës i ndaluar për dhunë, Florenc Hoxha kërcënon komentuesin me fjalor rruge: Po sikur ti shker***j unë ty çfarë të kesh!

Në profilin e Florenc Hoxhës të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët kanë komentuar larjim për sherrin e tij me një militant të PS-së. Sikur kjo të mos mjaftonte, ish- drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës në kohën kur në krye të kësaj bashkie ishte Lulzim Basha, i kthehet komentuesit me një fjalor rruge.

“Po sikur ti shker***j unë ty çfarë të kesh! Do ma njohësh trimërinë nëse ke dëshirë”, shkruan Hoxha.

 

Ora 14:02
Ish-drejtori i Bashës dhunoi mbështetësin e PS-së, Veliaj: Më 25 prill çdo rrugaç i SHQUP-it do të marrë atë që meriton, humbjen më të thellë

1611483363_erionveliaj.jpg

Ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës, në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha, Florenc Hoxha përfundoi mbrëmë në komisariat pasi dhunoi një mbështetës të Partisë Socialiste. Hoxha nuk u mjaftua me kaq por sot me 'krenari' shkroi në rrjetet sociale se 'i jep gjithkujt atë që kërkon dhe meriton'.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në reagimin e tij për këtë ngjarje të shëmtuar shkruan se do të jenë 'rrugaçët e SHQUPI-t' ata që më 25 prill do të marrin atë që meritojnë.

 “Do bëjmë çmos që në 25 Prill, çdo rrugaç i SHQUP-it të marrë atë që meriton, humbjen më të thellë me votë në një kryeqytet që nuk e mbështet dhunën, gjumin e rrugaçërinë,” shkruan Veliaj në një postim në Twitter.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lola: 04/02/2021 19:45

    ky florenci eshte pak me probleme mendore prandaj

    Përgjigju
  • hundëleshi: 04/02/2021 18:10

    Bravo të lumtë vazhdo ashtu se boll mirë e ke nisur derisa të biesh në ndonjë hundlesh!

    Përgjigju
  • Noc Kaleci: 04/02/2021 17:58

    Ky florjan hoxha ska ra akoma në ndonjë hund lesh e do ta shikoj ky fytyr byth florjan hoxha se sa i vlen lëkura e tij e qelbur. Prit beg se ka hendek. Pty rac pise. E hajd voto kto lloi plerash.

    Përgjigju
  • Populli: 04/02/2021 12:29

    DHE NE DO TE JAPIM partis tate ATE QE MERITON....

    Përgjigju
  • Emigrant: 04/02/2021 10:40

    Mir ky e ben me vet dije dhunen ndaj njerezve te tjer po drejtesia ku esht apo e le qe njerezit te bejn vetgjygjesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?