Gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku, Matvei Petrov arriti t’ia dalë mbanë e të fitojë medaljen e argjendë në disiplinën e njohur të ‘Kalë me dorëza’.
Mes një rivaliteti tepër të madh 31-vjeçari, shkëlqeu dhe arriti të grumbullonte jo pak pikë, por plot 14.466.
Kjo nuk është hera e parë që Petrov përfaqëson flamurin e Shqipërisë nëpër botë, ai ka marrë pjesë dhe në kompeticione të tjera shumë të rëndësishme, ai garon prej vitesh me ngjyrat kuqezi ndërkohë zotëron dhe pasaportë shqiptare.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar gjimnastin e klubit kryeqytetas që na ka bërë krenar. “BRAVO Matvey, na bëre krenar! Atleti i KS TIRANA solli në Shqipëri medaljen e argjendtë, në gjimnastikë”, shkruan Veliaj.
Kjo nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme. Gjimnasti i ekipit të Tiranës garon prej vish me ngjyrat kuqezi, teksa zotëron pasaportë shqiptare.