Kombëtarja shqiptare gjatë një ndeshje futbollit

Shqipëria përballë Bale & Co., miqësore ndaj Uellsit në nëntor

13 Prill 2018, 12:31| Përditesimi: 13 Prill 2018, 13:01

  • Share

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Uellsit të Gareth Bale në 20 nëntor në “Elbasan Arena”. Lajmi e bëhet me dije në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit në internet ku sqarohet se të dyja federatat kanë gjetur akordin për të zhvilluar një takim miqësor që do të luhet në Elbasan.

Gjatë periudhës së dytë të vitit në muajt shtator-dhjetor Kombëtarja do të jetë e angazhuar në Ligën e Kombeve. Por duke qënë se djemtë e Christian Panucci-t janë në një grup me tre ekipe me Skocinë dhe Izraelin është mundësia për të luajtur edhe takime miqësore.

Shqipëria do të masë forcat ndaj Uellsit që drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Ryan Giggs ndërsa në përbërje ka yllin e Real Madrid Gareth Bale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?