Shqipëria hapi dyert për afganët, Rama nderohet me çmimin prestigjoz në SHBA: Ajo çfarë u detyrohemi fëmijëve është kujtesa! Turp për ata që s'i pritën!

2 Qershor 2022, 14:14| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 15:31

  • Share

SHBA- Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin prestigjoz "Joan Ganz Cooney Global Leadership Aëard, pas vendimit të qeverisë shqiptarë për t'i hapur dyert afganëve.

Në fjalimin e tij të gjatë, Rama foli me superlativa për mikpritjen shqiptare, teksa tha se vendet e tjera të Europës që nuk i pranuan duhet të kenë turp. 

Rama tha se vendi ynë e bëri këtë gjest human sepse hapja e derës është pjesë e kodit të shqiptarëve. Ai shtoi se kujtesa e çdo vendi është shumë e rëndësishme për pasardhësit e tij.

"Jam shumë mirënjohur, por edhe i keqardhur që duhet ta përsëris, sa në pozitë ndihem, është një nder i madh dhe një kënaqësi e madhe, por ende nuk arrij të bëj paqe me faktin që ajo që duhet të ishte rregulli është një përjashtim dhe më duhet t'ju them për sa kohë jemi këtu pas dyerve të mbyllura dhe askush nuk na dëgjon që ajo që ndjeva përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vijnë nga vende shumë të pasura për të hapur dyert për afganët, ka vetëm një emër, "turp". Shumë njerëz më pyesnin pse e bëri Shqipëri, dhe ndoshta ka edhe njerëz në këtë dhomë që pyesin se si ndodhi që një nga vendet më të varfra në Europë u bë një nga njerëzit që hapi dyert për afganët dhe përgjigjen e gjejmë në histori, që është një histori mikpritjeje, një histori e mishëruar me kanunin e shqiptarëve, ku shkruhet që Shtëpia e Shqiptari përket Zotit dhe Miku, me mik nuk nënkuptohej vetëm ai që ftohej, por ai që të trokiste në derë sepse ka nevojë, dhe në bazë të këtij Kodi, trokitja është vullneti i Zotit dhe ti duhet ta hapësh derën duke i dhënë strehë dhe mbrojtje. Shqipëria ishte vendi ku hebrenjtë vinin dhe jo iknin. Shpesh na thonin që ishim një vend mysliman, jo jemi një vend ku myslimanët dhe katolikët jetojnë së bashku në respekt të njëri-tjetrit.  E  bëmë në nder të fëmijëve tanë, se ajo çfarë u detyrohemi fëmijëve është kujtesa", tha kryeministri Edi Rama.

Çmimi prestigjoz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” iu dorëzua Ramës nga organizata Sesame Workshop për mikpritjen që Shqipëria iu bëri mijëra refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore e mbështetje. Sesame Workshop është organizatë jofitimprurëse amerikane, misioni i së cilës është të ndihmojë fëmijët, përmes programeve edukative, me aktivitet në më shumë se 150 vende të botës. Iniciativat e Sesame Workshop-it të financuara në mënyrë filantropike plotësojnë disa nga nevojat më urgjente me të cilat përballen fëmijët, familjet dhe kujdestarët e sotëm. Çmimi iu dorëzua Kryeministrit Rama nga Presidentja e Sesame Workshop,  Sherrie Westin, në darkën vjetore të ndarjes së çmimeve, mbajtur në New York.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët u larguan verën e kaluar nga vendi i tyre, pasi u kërcënohej jeta nga talebanët që morën pushtetin. Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtit 2021Mes tyre, 11 foshnja. 

B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?