Në Bruksel dje u çelën negociatat për grupkapitullin e radhës të Shqipërisë, atë të ‘Konkurueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse’, duke e çuar në 4 nga 6 numrin e grupkapitujve të hapur në total.
Lidhur me këtë u diskutua edhe sot në emision ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, ku Gledis Gjipali, ekspert i Çështjeve të Integrimit, tha se grupkapitulli i hapur ka çështje të rëndësishme.
‘Ky ishte grupkapitulli i radhës dhe ka çështje të rëndësishme që lidhen me qytetarët dhe me bizneset, edukimi, kultura, shkenca dhe kërkimi. Ne kemi detyrim që të përputhemi 100 për qind me legjislacionin europian. Nuk ka një fat fundor se sa do të zgjasin grupkapitujt, por ka një angazhim nga qeveria shqiptare që të përfundojë deri në fund të 2027, ndërkohë që nga pala europiane nuk ka një angazhim të tillë. Ka vende si Serbia dhe Mali i Zi që kanë 12 vite në proces dhe nuk kanë caktuar një datë përfundimtare sepse procesi ka kohën e tij’, tha ai.
Sipas tij, hapja e grupkapitujve, nuk ka afat kohor. Ai tha se afat është përmbushja e standardeve.
‘Është në varësi se sa shpejt ne do ti përmbyllim këto afate, por janë çështje me rëndësi, nuk është aq e thjesht të arrish këto standardet europiane. Kërkon edhe kapacitete për fushat dhe investime, nuk është një proces i lehtë dhe i thjesht. Të gjithë kapitutjt janë të rëndësishëm përveç grupkapitullit 6 që ka atë të politikës së sigurisë së sigurisë ku ne e kemi pjesën më të madhe të ezauruar. Edhe grupkapiturjt e tjerë kërkojnë investime dhe angazhim të madh, nuk është e thejshtë që të arrihen standardet mjedisore të BE’, tha ai.
Për Gjipalin, duhet që të ketë një angazhim nga institucionet qendrore për të bërë të mundur mbylljen e të gjithë grupkapitujt, pasi sipas tij nuk ka edhe shumë kohë.
‘Është një periudhë e shkurtër 3 vjeçare, s’ka shumë kohë, duhet një angazhim i madh nga ana e institucioneve qendrore që janë kryesore në këtë proces, por edhe i grupeve të interesit që të kemi jo vetëm shpejtësi, por edhe cilësi’, tha ai.
Komente
