Shqipëria hua 30 mln euro për Mbrojtjen civile! Ministri: Do blihen 2 helikopterë! Baza e NATO-s në Durrës? Po gjejmë financimin

19 Dhjetor 2022, 13:02| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 15:59

  • Share

TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 30 milion euro me qëllim ngritjen e një sistemi të mbrojtjes civile. Me këtë ndihmë, synohet që të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile, pjesë e së cilës do të jenë salla operacionale të lidhura me qendrën, ndërtimin e strukturave të kërkim shpëtimit, blerjen e pajisjeve për fatkeqësitë natyre, mes tyre edhe helikopterë për shuarjen e zjarrit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është prezantuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“U miratua projekt vendimi mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Italia është angazhuar për të mbështetur mbrojtjen civile në formë huaje 30 milion euro. U miratua sot me VKM. Dhe do të bëhet aktive. Kredia është për mbështetjen e mbrojtjes civile. Do ndërtohet një qendër e mbrojtjesh civile. Më pas në të gjitha prefektuar 12 prej tyre dhe do ndërtohen salla operacionale të lidhura në rrjet. Tek 4 qendrat e mbrojtës cicvile, do ketë struktura të Kërkim Shpëtimit, do kemi edhe trajnimin e tyre. Do kenë të gjitha pajisjet për fatkeqësitë natyrore. Për Zjarrfikësit parashikohet të blihen automjete dhe pajisje. Pjesë e kredisë do të jenë edhe blerja e mjeteve ajrore për zjarret gjatë verës. Pra do shtojmë dy mjete ajrore që nuk i kemi pasur. Do ketë edhe një kamp trajnimi për zjarrfikësit. Ky kamp do jetë e pajisur me laboratorë të ndryshëm”, tha Peleshi.

Një tjetër lajm i rëndësishëm është edhe krijimi i një hapësire të NATO-së në Portin e Durrësit, ku Peleshi bëri me dije se për këtë ka pasur një takim me komandatin suprem të NATOS gjeneral Cavoli, nga i cili ka marrë mbështetje dhe është në fazën e diskutimeve për mundësinë e financimit.

“Kemi pasur një takim të fundit në qendrën e NATO-s me komandatin suprem të NATOS gjeneral Kavoli. Diskutim ka qenë mundësia e mbështetjes nga NATO me një hapësirë ushtarake. Është projekt i rëndësishëm. Para një viti kur ai ishte këtu tha se Durrësi si nyje hyrëse për në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm. Ne po i ofrojmë që porti të jetë sipas standardeve të NATO-s. Po konsultohemi nga NATO. Ai më garantoi se do të ashatoj burime njerëzore për konsulta dhe po punojmë edhe për financimin. Edhe mundësia e financimet ka hyrë në diskutimet e NATO-s. Ne kemi biseduar edhe për Kucovën për të ndërtuar qendrën e vrojtimit ajror”, shtoi Peleshi.

Në portin e ri që do të jetë në Porto Romano dhe përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një pjesë ushtarake. Për këtë kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?