Rodri i Man. Cityt u shpall fituesi i Topit të Artë për vitin 2024. Ky çmim jepet edhe sipas votave të gazetarëve. Në dhënien e pikëve për “Topin e Artë” ka marrë pjesë edhe Shqipëria, më saktë gazetari Besnik Dizdari.
Sipas emrave të shënuar më poshtë, Dizdari ka votuar me 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Pra me më pak pikë ka votuar Granit Xhakën, teksa ka surprizuar me renditjen e Vinicius JR.
1. Rodri 15 pikë
2. Lamine Yamal 12 pikë
3. Dani Carvajal 10 pikë
4. Jude Bellingham 8 pikë
5. Antonio Rudiger 7 pikë
6. Erling Haaland 5 pikë
7. Lautaro Martinez 4 pikë
8. Vinicius JR 3 pikë
9. Kylian Mbappe 2 pikë
10. Granit Xhaka 1 pikë
Lajmi kryesor:
Rodri fiton ‘Topin e Artë’ 2024! Real Madrid bojkoton ceremoninë dhe akuzon për komplot, Ancelotti ‘Trajneri i vitit’! Yamal e ardhmja
S.Dh/ReportTv.al