Sport

Shqipëria i mbyll me fitore ndeshjet e grupit në kampionatin Ballkanik, sot gjysmëfinalja me Malin e Zi

27 Qershor 2019, 16:36| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 16:56

  • Share

Shqipëria U-20 ka siguruar gjysmëfinalet në kampionatin ballkanik të volejbollit që po zhvillohet prej datës 24 qershor në pallatin e sportit “Feti Borova”. Kuqezinjtë pas dy fitoreve në ndeshjet e para kundër Kosovës dhe Greqisë, dje kanë mposhtur po me rezultatin 3-0 me sete Maqedoninë e Veriut. Si rrjedhojë kombëtarja jonë është kualifikuar si e para e Grupi A, ndërsa në vendin e dytë është renditur Greqia.

Në gjysmëfinalen që do të luhet sot Shqipëria do të përballet me Malin e Zi, nga ku do të përcaktohet edhe finalistja. Ajo që është e sigurtë është se në rast fitoreje kuqezinjtë do të futeshin në zonën e medaljes. Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Serbisë dhe Greqisë, që do të luhet po sot.

Krahas këtyre takimeve do të jenë edhe sfidat për vendin e pestë deri në të tetin. Maqedonia e Veriut do të masë forcat me Rumaninë, ndërsa Bosnje-Hercegovina do të luajë me Kosovën.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?