Shqipëria, Italia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut lehtësojnë lëvizshmërinë Ushtarake në Korridorin e VIII! Dokumenti firmoset në Uashington

11 Korrik, 09:05| Përditesimi: 11 Korrik, 15:53

  • Share

Një delegacion nga Shqipëria i kryesuar nga kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e NATO-s që po mbahet në Uashington në datat 9-11 korrik.

Në foto e takime zyrtare kryeministri Edi Rama shihet krah Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO Jens Stoltenberg.

Kreu i Qeverisë ka shpërndarë edhe disa fotografi nga darka shtetërore e organizuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonja së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s në Shtëpinë e Bardhë.

Nga 75 vjetori i krijimit të aleancës më të madhe ushtaraje,  edhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka ndarë disa foto gjatë takimeve dhe punimeve ndërsa përmes një postimi deklaron se Shqipëria ka rikonfirmuar angazhimin e saj për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik në të gjithë Aleancën.

Gjatë punimeve të këtij Samiti Shqipëria ka nënshkruar gjithashtu Letrën e Qëllimit për sigurimin dhe lehtësimin e lëvizjes Ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, së bashku me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përmes këtij dokumenti, shtetet angazhohen të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar maksimumin e fleksibilitetit të lëvizshmërinë ushtarake në territoret e tyre në mbështetje të agjendës së NATO-s dhe mbrojtjen në zonën euro-atlantike.

Ky dokument është firmosur nga ministri Niko Peleshi, ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprianov dhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut Vlado Misajlovski dhe u jep mundësi trupave ushtarake NATO-s të zhvendosen shpejt dhe lirshëm nga Deti Adriatik në Detin e Zi si dhe të depërtojnë në thellësi të Ballkanit, nëse do të jetë e nevojshme.

Ideja për të patur një dokument të tillë, i cili do të garantojë lëvizshmërinë përgjatë vendeve që preken nga Korridori VIII Pan-Europian është propozuar nga Shqipëria, e cila drejtoi të gjithë procesin e negocimit dhe koordinimit.

Nënshkrimi i Letrës së Qëllimit vjen në mbështetje të vizionit që Shqipëria ka për Korridorin VIII si edhe të projektit për ndërtimin e Bazës Detare të NATO-s në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi.

Letra e Qëllimit do të rrisë vizibilitetin e projekteve të përbashkëta si dhe rëndësinë gjeostrategjike të tyre për të gjithë rajonin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rruga: 11/07/2024 10:02

    Tjua hapet rruga drejt BE (N.Maqedonia dhe Albania )

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?