Një projekt i ideuar dy vjet më parë. Opera me një akt të vetëm “Viti i Aurorës: 1991” u performua mbrëmjen e së martës në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.
Për plagët e së shkuarës dhe shpresën e së ardhmes, 2 kompozitorë nga Italia e Sllovenia si dhe studenti shqiptar Erli Lila, punuan mbi libretin e Grazia Coppolecchia që ka realizuar gjithashtu regjinë.
Nën dirigjimin e Massimiliano Piccioli-t, muzika e kësaj vepre rinore u luajt nga orkestra klasiko-popullore ‘Spam’. Pjesë e saj janë 21 instrumentistë harqesh e instrumentesh popullorë, ndër të cilët 9 përfaqësojnë Shqipërinë.
Melodia e cyrlës dyjare, tipike e vendit tonë, u luajt nga instrumentisti Bruno Gjeçi.
Viti 1991 si dhe personazhet shqiptarë Gonxhja e Sokoli ‘thërrasin’ në historinë që zhvillohet eksodin shqiptar në brigjet e Italisë, ndërsa simbolika e Aurorës, nisjen e një dite të re.
Opera do të vijojë rrugëtimin e saj drejt Sllovenisë këtë të enjte.