Indrit Çullhaj me flamurin kuqezi

Shqipëria ka një kampion në xhudo, Indrit Çullhaj ngre flamurin kuqezi në Itali

25 Mars 2023, 22:56| Përditesimi: 25 Mars 2023, 22:58

  • Share

Shqiptari Indrit Çullhaj është shpallur kampion në xhudo për peshën deri në 73 kilogramë. Në garën ndërkombëtre që u zhvillua në Itali, sportisti shqiptar ka mundur të gjithë kundërshtarët me "ippon" dhe kësisoj merr vendin e parë dhe medaljen e artë, duke ngritur flamurin kuqezi në turneun ndërkombëtar.

Forma sportive e Çullhaj ka qenë më e mira e mundshme, me sportistin e xhudos që ka përpara garat e radhës. Në Grand Slamin e Stambollit dhe në garën kualifikuese për Lojërat Olimpike të Parisit në 2024, Çullhaj do kërkojë një tjetër sukses për të qenë pjesëmarrës në turnetë e rëndësishëm.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?