Ditën e djeshme Komisioni i jashtëm në Parlamentin Evropian miratoi me 57 vota pro raportin për Shqipërinë, i cili do t’i kalojë për miratim seancës plenare. Në raport vlerësohet procesi i negociatave ndërsa Shqipëria cilësohet si ‘Kampione’ për hapat drejt integrimit.
Për të folur për këtë temë ishte i ftuar në Report Tv, Gledis Gjipali ekspert i njohur i integrimit dhe drejtuesi i ‘EMA’. Gjipali tha se ky vlerësim është një procedurë për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi. Mirëpo nga ana tjetër sipas ekspertit shihet qartë që raporti ka vlerësuar dhe zgjedhjet e fundit.
"Është një procedurë e thjeshtë për të gjitha vendet që janë në një procedurë anëtarësimi. Parlamenti Europian miraton një rezolutë vjetore, i nisur nga raporti vjetor i KE-së së një viti më parë. Këtë vit duke qenë se viti ka qenë viti kaluar ka qenë vit zgjedhor për PE, nuk ka mundur ta realizojë një rezolutë të tillë dhe për këtë vit kanë qenë të dyja vitet bashkë 2023-2024 duke përfshirë dhe zhvillimet e fundit parlamentare që gjithashtu gjejnë vend në këtë rezolutë, që është një procedurë standard do të thosha. Kjo shihet dhe në deklaratën publike të bërë që më pas do të kalojë në një seancë plenare në PE por nga deklarata shihet qartë dhe vlerësimi për Shqipërinë."-tha Gjipali.
Nga ana tjetër Gjipali tha se deklarata e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian përcakton Shqipërinë si kryesuese të reformave në Ballkanin Perëndimor.
"Po ashtu kemi dhe deklaratë e reporterit i cili e ka vlerësuar Shqipërinë si kryesuese në Ballkanin Perëndimor me reformat që ka marrë vitet e fundit ku vlerësohen dhe gjithashtu bëhet fjalë për thellimin e reformave për arritjen e objektivave që Shqipëria të mbyllë deri në 2027 procesin për anëtarësim në BE."-tha Gjipali.
Komente
