Shqipëria është kampione e Europës për energjinë e rinovueshme, me 99,3% e ndjekur nga Norvegjia me 99,1%.
Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, ky tregues përbën fakt të rëndësishëm, në kohën kur sfidat për energjinë janë jetike në kontinentin tonë dhe menaxhimi i burimeve është prioritet i vetë Bashkimit Europian.
Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me gati 100% prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja e BE-së është 42%.
Pas Shqipërisë dhe Norvegjisë, renditen Danimarka me 88,6%, Luksemburgu me 87,4% dhe Portugalia me 78,6%.
Komente
