DUBAI- Dy muaj pas arrestimit në Dubai, i 'forti i Niklës', Durim Bami është liruar nga qelia, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema.
Një prej personave më të kërkuar nga autoritetet e vendit tonë, tashmë është lënë i lirë në Dubai, ndonëse Shqipëria kërkonte ekstradimin e tij.
I 'forti i Niklës' u arrestua në Dubai më 12 qershor dhe u mbajt në paraburgim sipas periudhës së parashikuar nga autoritetet atje dhe tashmë Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë.
Dubai është streha ku shumë kriminelë shqiptarë kanë zgjedhur të fshihen, pasi ekstradimi është shumë i vështirë për t'u realizuar pasi mes vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi.
Anëtarët e grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për ‘kokën’ e Durim Bamit, ndërsa janë kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
GJKKO ka caktuar ndaj Durim Bamit masën arrest me burg, ndërsa ai është në akuzë nga SPAK në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.
Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës.
Ore ky Rrumbullaku si nuk e ekstradoj ket Bamin nga Dubai.Tju rruj ..... me pak fjale,
PërgjigjuAi qe paguante Bamin per te kryer krim e kemi cdo dite neper lumenjt dhe malet e shqiperise duke tall trapin me drejtesine…dhe ne merremi me Bamin..
PërgjigjuTA KUPTOJNE SHQIPETARET SE CFARE SHTET LESHI KEMI NE SHQIPTARET....
PërgjigjuSPAK nuk po burgos dot kryepolitikanet kryekriminele dhe kruehajdute qe ka ne mes te Tiranes, kot harxhon kohe e letra ne Dubai.
PërgjigjuJe fiks.
Po i hapen syt vendeve te tjera se ca cirku behet ketu me drejtesine edhe sju jep me njeri per ekstradim. Vetem vende afrikane si moroko apo algjeria si ishte ai gjasme per nikulajn. Britania sjua ka dhen ata anglezet sepse i din ambasadat ca gjyqe behen ketu. E keni besueshmerin zero me nderkomebetaret. Legena
PërgjigjuDubai 99% nuk ekstradon,ska lidhje Shqiperia.Britani ka mbrojt klyshet e vet .por gjyqet tona merre me leng,dicka po ndryshon me spak le te shpresojme per me mire
Shume e vertete.