Rama dhe Meloni në Vlorë

Shqipëria kryefjalë në mediat sociale në Itali, italianët përmendin mbi 28 mijë herë në komente vendin tonë vetëm gjatë muajit gusht (SHIFRAT)

23 Gusht 2023, 19:20| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 19:26

  • Share

ITALI- Shqipëria ka qenë ‘kryefjala’ e këtij sezoni turistik por edhe tematika e preferuar e italianëve. Vetëm gjatë muajit gusht vendi ynë është përmendur mbi 28 mijë herë në rrjete sociale, sidomos në Facebook.

Nëpërmjet shifrave të dala nga shërbimi analitik, BlogmeterTop rezulton se italianët flasin vetëm për Shqipërinë.  Më poshtë gjeni shifrat të cilën e kryeson Shqipëria. Komentet kanë qenë pozitive por edhe negative.

Kujtojmë se vendi ynë ka qenë një ndër destinacionet më të preferuara të italianëve ndërsa kumboi me vizitën tri ditore të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Vlorë me ftesë të kryeministrit Rama.

Një tematikë shumë e diskutuar në Itali ka qenë edhe incidenti me 4 turistët italianë që ikën pa paguar nga restorianti në Berat, fatura e tyre u pagua nga Meloni. Veprimi i kësaj të fundit u diskutua gjatë në Itali. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/08/2023 00:56

    Vuani nga inferioriteti e pasiguria ne vetevete, qe e keni kaq te nevojshme t'ju permendet emri?!

    Përgjigju
  • Jola: 23/08/2023 22:17

    Varet per cfare flasin, nuk mendoj se na lavderojne

    Përgjigju
  • luci: 23/08/2023 21:28

    jemi ne ekstazi ne 360 grade, leku me i fort nga gjitha monetat e tjera kurse ketu nuk arrim ne fund te muajit,,, Edo me fal shko nji her dhe bej pazaret per buk dhe pastaj qesh me italianet e preshit

    Përgjigju
  • Fratelli Albanesi: 23/08/2023 20:07

    Me siguri fratellot tone Talona jane kenaqure komente! Ilfattoquotidiano njehere lexova mbi 30 komente qe nuk lane gje pa thene per ne! Lerini macrodatat se nuk pijne uje! Ikni pastroni plehrat qe jane bere mullar neper plazhe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?