Kombëtarja e minifutbollit

Shqipëria kualifikohet në çerekfinalet e Kampionatit Botëror 'Socca World Cup 2024'

6 Dhjetor, 16:35| Përditesimi: 6 Dhjetor, 16:40

  • Share

OMAN - Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka arritur suksesin e radhës, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”. Në çerekfinale, Shqipëria do të përballet me skuadrën e Omanit.

Kuqezinjtë fituan ndeshjen e raundit të 1/16-ave ndaj Belgjikës me rezultatin 3-0 dhe siguruan kualifikimin mes tetë ekipeve Kombëtare më të mira të botës.

Shqipëria dominoi takimin dhe u hodh në kërkim të golit që në startin e ndeshjes. Golin e parë kuqezinjtë e shënuan që në minutën e 5-të me Erald Lecin. Pas tre minutave, për ekipin Kombëtar dyfishoi rezultatin Endrit Kaca. Kapiteni kuqezi bëri gjithçka mirë, kaloi portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko gjeti golin edhe në fundin e pjesës së dytë, duke vulosur triumfin spektakolar. Për Shqipërinë shënoi Joanc Duqi dhe sfida u mbyll 3-0.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?