Humbja me Skocinë ka zbritur ekipin kombëtar të futbollit me këmbë në tokë, pasi u përfshi nga euforia pas fitores me Izraelin. Tekniku italian i kuqezinjve, Panucci pas humbjes mbrëmjen e djeshme 2-0, u shpreh i zhgënjyer për rezultatin, ndërsa përsëriti frazën ‘ua dhuruam golat’.
‘E kishim përgatitur mirë ndeshjen. U ndëshkuam me gol në minutën e parë të pjesës së dytë, një gol i dhuruar, sikurse dhe goli i dytë. Kemi limite në mbrojtje, të tjerët na sulmojnë dhe ne i lejojmë të na shënojnë gola të thjeshtë. Vuajtëm shumë në pjesën e parë dhe kaluam në mbrojtjen me 3. E përsëris u lejojmë shumë hapësira kundërshtarëve. Këto janë limitet tonë, nuk ka rëndësi nëse luan me 3 apo me rreshtim tjetër. Lejojmë shumë hapësira në 20 metrat e fundit’ tha ai për supersport.
Ndërsa trajneri i Skocisë, Aleks MekLish vlerësoi shqiptarët për paraqitjen në fushë, por shtoi se ekipi i tij e meritoi plotësisht Shqipërinë. ‘E respektojmë Shqipërinë, ata kanë një ekip të fortë, por ne ushtruam presion që në fillim të takimit duke i vendosur në vështirësi prandaj fituam’. Pas dy ndeshjeve të para, Shqipëria ka një fitore me Izraelin dhe një humbje përballë Skocisë.
Komente
