Edi Rama

Shqipëria me nivelin më të ulët të inflacionit në rajon sipas Bankës Botërore, Rama: Rezultat i mburojës financiare të qeverisë mbi çmimin e energjisë

19 Shtator 2022, 19:31| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 19:32

  • Share

Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, pjesë ose jo e BE-së, në bazë të raportit më të fundit të Bankës Botërore për sigurinë ushqimore. Këtë fakt e ka bërë publik edhe kryeministri Rama, ku përmes një postimi në Facebooj tha se arsyeja kryesore e frenimit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë.

“Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore @worldbank për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria me nivelin më të ulët (sa gjysma) të inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore në rajon


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?