Nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri

'Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon', Orjola Pampuri: OBSH thekson se numri i mjekëve u tkurr me 15%

10 Maj, 14:06| Përditesimi: 10 Maj, 16:10

  • Share

Partia Demokratike thotë se sektori i shëndetësisë ka nevojë për politika emergjente që të vënë të parin qytetarin dhe jo përfituesit e koncesioneve.

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri thotë se largimi i bluzave të bardha nga vendi vjen prej mungesës së politikave inkurajuese e rritjes së buxhetit për shëndetësinë.

‘...OBSH thekson se numri i mjekëve u tkurr me 15%, nga viti 2018 krahasuar me vitin 2020. Nga 22 mjekë për 10 mijë banorë në 18.8 mjekë për 10 mijë banorë, ndonëse në atë vit nisi dhe pandemia Covid-19.

Sot Shqiptarët paguajnë 2 herë më shumë para nga xhepi se qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjës e më gjërë, e gati 6 herë më shumë se vendet e BE.

paratë e taksave të shqiptarëve ...shkojnë në dhjetra miliona euro dëme në shëndetësi, ku sipas KLSH, në PPP abuzive e korruptive, në spitale që nuk përfundojnë kurrë së rikonstruktuari, apo në ato që marrin flakë dhe nuk kujtohen të vihen më në gjendje pune.

Është koha që çdo pushtetar duke nisur nga Ministri i Shëndetësisë e në vijim të mbajë përgjegjësi dhe të përballet me drejtësinë për çdo shkelje, abuzim, apo shpërdorim detyre që mund të ketë kryer gjatë ushtrimit të funksionit publik.’, deklaron nënkryetarja e PD-së.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?