Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka pasqyruar statistiksat e fundit të publikuara nga EUROSTAT mbi pozicionimin e Shqipërisë në rajon në raport me vendet e tjera mbi pagën minimale në vend.
Sipas EUROSTAT, Shqipëria renditet e fundit pas Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës.
Deputetja e PL-së këto rezultate ia faturon qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke gjetur si shkak mosrritjen e pagës minimale në vend që prej vitit 2023.
Siç ka paralajmëruar Rama përpara disa muajsh, nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, duke u bërë rritja e tetë brenda 12 viteve.
Në Shqipëri janë rreth 298 mijë punonjës që kanë rroga nga 40-50 mijë lekë, që gjithashtu do të preken nga rritja e pagës minimale, pasi të gjithë ata që sot marrin qoftë edhe 1 lekë më pak se 50 mijë lekë, prej 1 janarit të vitit që vjen do të marrin 50 mijë.
Postimi i Erisa Xhixhos:
Shqiptarët janë më të keqpaguarit në Europë. Paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, sipas EUROSTAT. Kjo do të thotë që familjet shqiptare me të ardhura të ulëta janë më të varfrat në kontinent.
Është e qartë që krahasimi me Europën është i vështirë, edhe pse kryeministri ua tundi para fytyrës pasaportën europiane shqiptarëve të varfër. Por edhe krahasimi me fqinjët na tregon se jemi të fundit.
Shqipëria – 408 euro
Mali i Zi 670 euro
Serbia – 618 euro
Maqedonia e Veriut – 584 euro
Bosnjë-Hercegovinë – 511-600 euro
Paga minimale në Shqipëri nuk është rritur që nga viti 2023. Ndërkohë, çmimet janë dyfishuar. Kemi pagat më të ulëta në Europë dhe çmime mbi mesataren e BE.
Konsumi ka rënë, sepse fuqia blerëse ka rënë dukshëm. Në Shqipëri sot ka mijëra familje që nuk sigurojnë dot ushqimin bazë, ndërkohë që 60% e shqiptarëve nuk përballojnë dot as një javë pushime.
Qeveritë e vendeve fqinje i kanë rritur dukshëm pagat minimale dy vitet e fundit.
Serbia, rritje me 34%
Mali i Zi, rritje me 25%
Maqedonia e Veriut, rritje me 20%
Ndërsa rritja e pagës minimale në Shqipëri për dy vitet e fundit ka qenë 0%, sepse para së gjithash, kjo qeveri mendon për xhepat e vet dhe të një grushti njerëzish, me të cilët ndan paratë e pasuritë e vendit!
Komente

Erisa Xhixho ti dhe babai jot keni grabitur aq shume sa sdo arrini dot te varferoheni .Partia e liris me sakt quhet partia e kusareve te Shqiperis dhe ti je vet je nje kusare e stazhionuar!
Përgjigju