TIRANË- Shqipëria ka marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar tashmë, në mbështetje të SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim me një afat 2-vjeçar. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku u shpreh se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike.
"I jep një frymëmarrje, në aspektin që detajet do i japim në ditët në vijim kur të kemi anijet e ankoruara nga Triport, me mbështetje dhe të Kim, kemi arritur marrëveshje për të marr me qira 2 anije të prodhimit të energjisë elektrike deri sa TEC të vihet në punë, janë termocentrale lundruese dhe janë arritje e madhe se do na garantojë një pavarësi energjike, sigurisht e kufizuat", tha Balluku.
Një nga anëtarët e grupit të punës, Arbër Avrami ka dhënë detaje konkrete, ku është shprehur se kapaciteti i një prej këtyre anijeve është 114 megawat në orë dhe do të ketë çmime konkurruese sa i përket edhe tregut aktual të bursës, i cili për shkak të luftës në Ukrainë ka pësuar tronditje të mëdha. Këto anije priten që të vihen në punë brenda 3 muajve, e cila përkon me periudhën e verës, ku dhe vendi ynë kërkon më shumë sasi energjie.
"Jemi të lumtur që kemi përmbyllur nëpërmjet KESH këtë kontratë, që kanë ofruar një zgjidhje emergjente për prodhimin energjisë në këtë situatë do të sigurojë një siguri energjetike për 2 vjet. Kapaciteti i kësaj anije është 114 megawat në orë, sigurisht kjo kontratë do të jetë e përkohshme, do të përdoret në rastet emergjente nga KESH, do jetë një fazë tranzitore deri sa të vihet në punë TEC, shpresojmë që këto makineri të vihen në punë brenda 3 muajve, pra përkon me periudhën e verës, ku vendi ynë kërkon më shumë sasi energjie, me një çmim mjaft konkurrues, sa i përket edhe tregut aktual të bursës", tha Avrami.
Nisur nga fakti që Vlora është një nga vendet më turistike dhe më të frekuentuara gjatë sezonit të verës, Balluku u kujdes të theksonte se këto 2 anijet janë te certifikuar nga Banka Botërore, pra respektojnë kushtet ambientale.
"Janë në respektim e kushteve ambientale, këto termocenteale do të jenë në përputhshmëri të plotë me kushtet sa si përket ambientit të pastër dhe këto anije i kanë", tha Balluku.
Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë u theksua se Kaskada e Drinit është menaxhuar mirë dhe se nuk do këtë ndërprerje energjie dhe as rritje çmimi për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se do të ndërtohet një tubacion gazi nga Vlora në Fier.
" Ndërtimi tubacionit të gazit nga Vlora në Fier, pra dikur mendoheshe që do kishim nga Fieri në Vlorë, por është parashikuar ndërtimi i një tubi me 2 kahe, i cili në të ardhmen jo përdoret jo vetëm nga gazsjellësi TAP, por do të ketë mundësi që të injektojë gazin e lëngshëm në gazsjellësin TAP, kjo është pjesa më fizibël i këtij projekti që amerikanët janë më të interesuarit dhe që do të ketë patjetër sukses", tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka hedhur poshtë zërat që niveli i ujit në Fierzë kishte arritur pikën e Fierzës. Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Balluku tha se pavarësisht kësaj, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.
"Kemi dëgjuar për pikën e vdekjes së Fierzës, por ju e keni thënë që nuk ka një pikë vdekje dhe ne ishim lart nga kjo pikë që flitet mbi 240 metra. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për bizneset e vogla dhe familjarët dhe në maj do kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për t'i mbrojtur ata", tha Balluku.
Balluku tha se Kaskada është menaxhuar mirë dhe tregues për këtë tha ministrja është fakti që nuk ka pasur një ndërprerje të energjisë apo rritje të çmimit.
"Nuk jemi ndikuar nga opinioni, kemi menaxhuar Kaskadës siç duhet, ajo është menaxhuar mirë për sa kohë nuk ka ndaluar furnizimi me energji apo që nuk është rritur çmimi. Kemi dalë vetëm pak në import, dhe duke mos krijuar borxhe për buxhetin e shtetit, niveli i ujit nuk është menaxhim i kaskadës", tha Balluku.
Ajo tha se tani më ka pasur një përmirësim, teksa theksoi se situata është në kontroll.
"Ka pasur një përmirësim, një rritje të nivelit të liqenit të Fierzës, duke qenë ne kemi vendosur që të mos prodhohet në Fierzë, duke grumbulluar të gjitha ujërat, me shpresë që do kemi edhe në ditët në vazhdim reshje të tjera shiu dhe në Fier dhe Kaskadë, situata është e mirëmenaxhuar nga KESH", tha Balluku.
Ore me sa mbaj mend tani ne prill hidhet sateliti nr. 2 Alb... kush po pyet per çmime... satellite anije energjitike begati me pak llafe ... ti gezojme... eh sa kemi prosperuar si shtet... sugjeroj qe punetoret e anijeve energjetike te akomodohen ne ambientet qe do te ndertoje ne dhermi investitori strategjik z.Paja
PërgjigjuSa qef i kan keta politikanet tan dhenien e territorit shqiptar me koncesion dhe marrjen e vjetersirave me qera Dha sa per ato te rejat qe jan ngrit dhe rrin ngrehun dhe spunojn scajn kok fare mjaftin qe paret tu ven ne banca jasht shtetit
PërgjigjuWTF??!!!!
PërgjigjuPo per qirane e anijeve sa do paguani se nuk na e thate?
PërgjigjuPra Vlora eshte projekti final i organizates Rama: infrastukture, porte, aeroporte, energji ne funksion te zhvatjes se prones publike ne vijen bregdetare te pakten per 100 vitet e ardhshme. Vetem se a e keni menduar mire planin? Ndodh ose njerzia ose perendia ua rrafshon gjithe kete mega vjedhje?
PërgjigjuPara së gjithash, na duhet një strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin e shtetit: http://strategy.rf.gd
PërgjigjuPo "Mini Superfuqia ime Berthamore" ku perfundoi???
PërgjigjuI THEMI BALLUKUT te marre dhe ca gomere nga USA per te prodhuar energji,,,,do behemi superfuqi energjitike.....
Përgjigju