Qeveria ka miratuar sot një marrëveshje huaje prej 50 mln dollarësh me BERZH-in për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri.
"Vendosi miratimin në parim të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri, nëpërmjet një huaje prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) USD-sh" thuhet në vendim.
Por cfarë synon kjo marrëveshje? Projekti synon përmirësimin e aksesit, nëpërmjet rehabilitimit të rrugëve rajonale dhe lokale, brenda gjurmës ekzistuese, në bashkitë e përzgjedhura.
Projekti i konektivitetit të Rrugëve Rajonale dhe Lokale parashikon impakt në rritjen potenciale të aktiviteteve bujqësore dhe turisitike duke përmirësuar aksesin në zonat e përzgjedhura, si dhe forcim të kapaciteteve të bashkive për menaxhimin e aseteve të tyre rrugore.
Ky projekt që arrin një kosto prej 50 milion USD përbëhet nga tre komponenetë kryesorë: Punimet civile dhe iniciativat për sigurinë rrugore, forcimi i kapaciteteve për NjQV-të dhe menaxhimi gjatë zbatimit.
Lajmi kryesor: