Foto ilustruese

Sociale

Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

2 Shtator, 15:16| Përditesimi: 2 Shtator, 15:19

  • Share

Shqipëria merr për herë të parë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit “Interreg Europe”, duke u bërë vendi i parë kandidat për Bashkimin Europian që mban këtë rol.

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e konsideroi këtë “një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndër rajonal evropian”.

Në dhjetor 2025, Tirana do të presë mbledhjen e radhës të Komitetit me përfaqësues nga 36 vende europiane.

“Shqipëria merr për herë të parë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit Interreg Europe, duke u bërë vendi i parë kandidat për BE që mban këtë rol. Ky është një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndër rajonal evropian. Me 34 partneritete aktive dhe mbi 30 organizata pjesëmarrëse, Shqipëria po kontribuon realisht në fusha si tranzicioni i gjelbër, inovacioni territorial dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Në dhjetor 2025, Tirana do të presë mbledhjen e radhës të Komitetit me përfaqësues nga 36 vende europiane – një mundësi unike për të promovuar partneritetet tona dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira ndërmjet rajoneve. Kryesimi ynë është më shumë se një përgjegjësi – është një mundësi për të çuar më përpara vizionin europian të Shqipërisë”, shkruan Agjencia Shtetërore e Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?