TIRANE - Java e ardhshme është e rëndësishme për Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe ministri i ri i Jashtëm, Igli Hasani do të jenë në New York për takime dhe aktivitete të nivelit të lartë.
Ndryshe nga viti i kaluar ku fjalën e mbajti kryeministri Edi Rama, më datë 20 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të mbajë fjalën në emër të Shqipërisë Presidenti Bajram Begaj, i cili pritet të niset nga Shqipëria të hënën e 17 shtatorit.
Ndërsa më 14 shtator kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e ri të Punëve të Jashtme Igli Hasani, do të marrin pjesë në dy takime të rëndësishme që do të drejtohen nga Shqipëria në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në SHBA.
Brenda nja harku kohor 15 muajsh, Shqipëria drejton këtë muaj presidencën e Këshillit të Sigurimit, institucionin më të rëndësishëm global të sigurisë.
Në takimin e parë e organizuar nga diplomacia shqiptare do të planifikohet një bashkëpunim ambicioz për të garantuar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në botë në kohë krizash, në situata lufte, apo në situata katastrofash natyrore
Në diskutimin e dytë të rëndësishëm, pritet të marrë pjesë edhe presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky, për shkak se aktiviteti do t’i dedikohet luftës në Ukrainë, ku pjesëmarrësit do të përfshihen në një debat të hapur.
Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Vendi ynë u zgjodh anëtarë e përkohshme e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në glob me votë thuajse unanime nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat i cili filloi në janarin e vitit 2022 dhe përfundon në fund të 2023.
Shkurt hesapi estrade Ballshi. Jane nisur te tre...njeri me rrote se tjetri.
Përgjigju