Java e ardhshme është e rëndësishme për Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe ministri i ri i Jashtëm Hasani do të jenë në Neë York për takime dhe aktivitete të nivelit të lartë.
Ndryshe nga viti i kaluar ku fjalën e mbajti kryeministri Edi Rama, më datë 20 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të mbajë fjalën në emër të Shqipërisë Presidenti Bajram Begaj, i cili pritet të niset nga Shqipëria të hënën e 17 shtatorit.
Ndërsa më 14 shtator kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e ri të Punëve të Jashtme Igli Hasani, do të marrin pjesë në dy takime të rëndësishme që do të drejtohen nga Shqipëria në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në SHBA.
Brenda nja harku kohor 15 muajsh, Shqipëria drejton këtë muaj presidencën e Këshillit të Sigurimit, institucionin më të rëndësishëm global të sigurisë.
Në takimin e parë e organizuar nga diplomacia shqiptare do të planifikohet një bashkëpunim ambicioz për të garantuar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në botë në kohë krizash, në situata lufte, apo në situata katastrofash natyrore
Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Vendi ynë u zgjodh anëtarë e përkohshme e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në glob me votë thuajse unanime nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat i cili filloi në janarin e vitit 2022 dhe përfundon në fund të 2023.
Komente
