Deborah Rothe, kryeministri Edi Rama, Mario Tobias

Shqipëria merr ftesë si vendi i nderit në Qendrën e Panaireve në Berlin! Rama: Promovim i jashtëzakonshëm global

27 Gusht, 11:44| Përditesimi: 27 Gusht, 12:13

  • Share

Shqipëria ka marrë ftesë për të qenë vendi i nderit në Qendrën e Panaireve në Berlin. Kjo ftesë është konideruar nga kryeministri Edi Rama, si një promovim i jashtëzakonshëm që i bëhet vendit tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë foto nga takimi me bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit Mario Tobias si dhe drejtuesen e ITB Deborah Rothe për hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit.

“Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit, ku Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit; një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë turistike”, shkruan kryeministri.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?